AKTUALE

Shaqir Fetahu: Kështu na do Zoti

45.

Këto ditë po përkujtohet dita e lindjes së Muhamedit – Paqja e Zotit qoft mbi te-
Lindja e tij ishte caktuar për mision hyjnor për të ndryshuar njerëzimin drejt të së mirës. Bëri kthesë në të gjitha sferat e jetës. Ishte detyrë e shenjtë t’i shërbej njeriut. Solli lajmin e Zotit se njeriu është mëkëmbës i Tij. Andaj misioni i tij ishte dashuri ndaj Zotit, ndaj vlerave, ndaj njeriut. Rruga e misionit të tij ishin rrespekti, maturia, mençuria, bujaria, mëshira, sinqeriteti, falja, paqja, solidariteti, guximi, vendosshmëria, paluhatshmëria, largpamësia dhe vendrueshmëria. I gëzohej të mirës, i shqetëdohej të keqes. Merrte guximin të ndryshoj të keqen duke dhënë kahje drejt të mirës. Devotshmëria e tij shëndriste tek të tjerët. Sjellja dhe qasja ndaj ngjarjeve ishte prekëse në shpirtin e të tjerëve. Ai nuk urrente dhe nuk hakmerrej, për këtë ndjekësit e tij e donin, të tjerët e respektonin. “Shpërndajeni paqen në mes jush – thoshte në shumë raste në mesin e njerëzve, dhe “duane njëri tjetrin sepse të gjithë jeni të Zotit.
Ishte një pishtar që shëndriste tërë njerëzimin, dhe vazhdon me shekuj deri në kohën tonë të jetë dritë e që nuk shuhet, dritê kjo që na mundëson të rrugëtojmë në ardhmër më begatshme për të gjithë ne, kohën dhe vendet.
Andaj, të jemi sa më afër tek ky personalitet pejgamberik për të marrë dritën e jetës dhe mbarësisë.
Keshtu na do Zoti.

Related posts

Pendarovski: Mos dhashtë zoti, nëse fitojnë vijojnë pesëmbëdhjetë vite qëndrim në një vend

Gjyla Halili

Merita Mustafai falenderon kryetarin Ahmeti dhe këshillin e përgjithshëm për besimin e dhënë:

Gjyla Halili

Mark Rutte më i mbështeturi për të qenë Sekretari i ardhshëm i NATO-s

Gjyla Halili