OPINIONE

MOMENTI BEFASUES I MEVLUDIT

Taxhudin Hamidi- Tetovë

“Tradita dhe hrestomatia e Mevludit ka ruajtur që të mos pritet mendja e shqipëtarit”
(moto- th)
Një kohë me shume copëza të ndarjeve politike që kohën e fundit është bërë një progres i shumimit të subjekteve partiake.

Pse nuk mundet të zhvillohemi duke u bashkuar.

Por, na duhet të përçahemi dhe të vivisikcohemi në fashirim fantastik me gjithë eshtra për të ngritur një ide dhe mendim partiak dhe një inicistivë të shëndishë.

Ku është gadishmëria jonë që të organizohemi në kompaktësi kolektive dhe jo në ndarje dhe përçarje?

Kuështë durimi, urtësia, mençuria dhe p ranimi i vëllaut, shokut lu na mbeti.

Është shumë turp dhe gjunah në vigjilje të Mevludit të Pejgambetit (alejhiselam ) të besojmë në copëzat politike e cila me dekada ka penguar përgjegjësinë dhe ka zhdukur bindjen se vetëm në një bashkësi kompakte mundemi të përparojmë si një kolektivitet i vogël islam shqiptarë.

Akoma qëndrojmë në “rrugë” të pa përgaditur për të i njohur shenjat e komunikacionit.

Ndërsa 40 herë i lutemi Zotit në namaz duke e kënduar Suren Al Fatiha në të cilën i lutemi Allahut të Madhërishëm ( ihdinassiratal mustekim)- “në rrugën e mbarë na drejto o Zot”!

Me këtë Sure të parë të Kuranit Zoti dëshiron që ne të mos mbesim në mes të rrugës si gjendja “scilave haribda”.

Por Mevludi i Resullahit të mbetet motori dhe agensi kryesorë i cili prodhonë mëshirë , respekt, dashuri në rsportet dhe sjelljet tona mes shokëve , besimtarëve dhe shoqërisë ne përgjithësi.

Ata që kanë lindur “daltonist” dhe nuk i njohin ngjyrst la be’se – nuk ka gjë thuan për të arsyetuar çështjen provinienca arabe.

Ende nuk është e mundur të gjejmë në mesin e kolektivitetit – chematit njeri i cili të thotë një fjalë të vërtetë.

Pse e mbillëm gojën …pse një thuam e tjetër mendojmë.

Kush na shpiku këtë metodoligji dhe shkencë e cila individuailizuar dhe shoqërinë tonë e ka shndëruar si vetja Njësë e gramatikës gjuhsore.

Është befasuse që Mevludi i Pejgamberit të na gjejë në gjendje antikohabitanta dhe anti kompakte.

Nga erdhi fryma e cila është e pashmangshme e cila me dekada po e vjedhë e shkatronë rendin dhe harmoninë vëllazërore të gjyshit dhe babait të çdo njërit nga ne.

Tani jam para një mendimi që nuk e kam shprehur dhe potencuar.

Ai është se Rebiul Eveli ishte muaju i pajtimit dhe konsolidimi i raporteve tona mes nesh.

Kam qenë prezent si nje talebe në një manifedtim familjar të xhaxhait i cili kishte Mevlud.

Imami i fshatit tonë i cili ishte babai – hafz.Asim Ef. Hamidi shumë i respektuar nuk e vërente një njeri.

Pra nuk ishte thirrur për shkak të hidhërimit mes veti.

Imami dhe ekzekutuesi i Mevludit nuk e fillon mevludin.

Ai pret…

A erdhi!?

Xhemati dhe mysafirët filluan të pëshpëritin.

Shkoi një kohë dhe çështja u bë bejan pra u sqarua plotësisht.

Pronari i shtëpisë i cili kishte thirrur të gjithë në mevlud .

Nuk e kishte thirrur njërin nga vëllezërit!

Një i afër i familjes me zë të ulët i thotë imamit – hoxhës .

Mos, hafës mos insisto të vije nuk flasin.

Fillo ( nejse)…

Babai – imami me këmbunglje urdhëron the thotë:

” Shko thuaj ….të vijë në Mevlud se xhemati e presin”.

Ishte momenti befasues…

Të mos e zgjati shumë.

Kur erdhi të gjith u çuan në këmbë dhe e përqafuan.

Ishte gëzimi më paharuar i Mevludit.

Gjatë shkollimit ndëgjonim biseda të ndryshme rreth organizimit të Mevludit si kategori e lejuar apo jo sipas sheriatit.

Unë e ruaja këtë rast dhe nuk ua tregoja …por thoja vetëm se Mevludi është i dobishëm për familjet tona patriatkale shqiptare.

Mevludi është motivi i bashkimit të familjeve.

Mevludi ka qenë seanca gjyqësore për të drejtuar problemet në mes të familjeve.

Familjet e hidhëruara mezi prisnin të bëj Mevlud sepse Thirrja e familjarëve i detyronte të pajtohen dhe të fillojë komunikimi.

Pra Mevludi parandalonte që fa
Familjet të qëndrojnë të hidhëruara apo jashta komunikimi të duhur.

Muhamedi është proklamues i mëshirës për njerzimin e në veçanti për musliamanët e denjë kudo që ata gjinden.

Related posts

Retkoceri: Me Davkovan presidente, marrëdhëniet Prishtinë – Shkup s’do të jenë si deri tani

Gjyla Halili

Një ide për IDE-në!

Gjyla Halili

ÇMONTIM  I PARADHOMËS NGA  BOTA  E PRIVILEGJEVE NË KUADËR TË PROVAVE NGA SHKOLLA E IMAM  A’ZAM EBU HANIFE

Gjyla Halili