Shkruan: Faton Abdullau
Ti bije shkurt. A është PDK-ja subjekti më i madhe politik i të gjitha kohërave në Kosovë ? Po. A kam të drejtë të konstatoj kështu ? Po. Qe pse.
1) Asnjë parti politike në gjirin e saj nuk ka pasur dhe nuk ka më shumë pjesëtarët që kanë qenë në tri faza kruciale të Kosovës
a. Pjesëtarë të ilegales atdhetare.
b. Pjesëtarë të UCK-së.
c. Pjesëtarë të cilët kanë marrë vendime më të rëndësishme institucionale për shtetin e Kosovës.
2) Asnjë parti politike më shumë se PDK-ja nuk ka në gjirin e saj numër më të madh pjesëtarësh të cilët kanë qenë më shumë dhe më gjatë të persekutuar të rrahur dhe diskriminuar në burgjet e Serbisë, përkatësisht Jugosllavisë.
3) Asnjë parti politike nuk ka më shumë pjesëtarë në gjirin e saj të cilët kanë qenë të dënuar me më shumë vite burg për shkak të aktiviteteve ilegale atdhetare kundër rendit kushtetues të Jugosllavisë.
4) Asnjë parti politike e Kosovës nuk ka dhënë më shumë kontribut në inicimin, shtyrjen përpara dhe jetësimin e idesë për Kosovën Republikë, për Kosovën e pavarur, për Kosovën shtet.
5) Asnjë parti nuk ka më shumë pjesëtarë në veten e saj të cilët kanë stazh më të gjatë të angazhimit për bashkim kombëtar, konkretisht për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sesa PDK-ja.
6) PDK-ja asnjëherë nuk i ka fituar 51 për qind të votave. Por që nga përfundimi i luftës, asnjë subjekt politik nuk është legjitimuar më gjatë për të qenë në pushtet më shumë me votën legjitime të qytetarit, sesa që këtë e ka fituar me punë, djers e angazhim institucional, PDK-ja.
7) PDK-ja për nga koha nuk është themeluar e para. Ka parti që janë krijuar edhe më herët. Por askush më shumë se PDK-ja nuk ka kontribuar në demokratizimin dhe zhvillimin e vendit dhe kalimin nga faza e protektoratit në fazën e pavarësimit të plotë.
8) PDK-së, konkretisht themeluesve kryesor të këtij subjekti, ju ka shkuar për dore që me pushkë në dorë, në male dhe nga malet, konkretisht si themelues të UCK-së, ta bindin botën evro-perëndimore se kauza jonë është e drejtë dhe duhet të përkrahet.