AKTUALE

Ligji për Gjuhët, Mexhiti: Gjykata Kushtetuese duhet ta vlerësojë momentin politik që të mos krijojë destabilizim

Banner

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, sot deklaroi se BDI-ja duhet të shpjegojë përse ka miratuar ligj që nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe pse partneri i saj i koalicionit LSDM, e ka dërguar ligjin në Komisionin e Venecias. Mexhiti, tha se Gjykata Kushtetuese duhet ta vlerësojë momentin politik që të mos krijojë destabilizim.
“Ligjin e Gjuhës shqipe që e ka sjellë koalicioni me BDI-në, pikërisht nga ministresha e Drejtësisë e LSDM-së, është dërguar në Komisionin e Venedikut, pra vetë BDI-ja e ka dërguar në Komisionin e Venedikut, vetë BDI-ja i ka pritur konkluzionet e Komisionit të Venedikut dhe pse kjo lëndë është mbajtur në Gjykatën Kushtetuese në sirtar vite të tëra dhe pse BDI-ja ka sjellë një ligj i cili ka problem me Kushtetutën, janë probleme që duhet t’i sqaron BDI-ja. Ne po bëjmë përpjekje pa ndërhyrë në Gjykatën Kushtetuese që Gjykata Kushtetuese ta vlerëson edhe momentin politik përveç atij juridik sepse duke u sjellë në mënyrë të papërgjegjshme në moment të papërshtatshëm mund të krijojnë destabilizim dhe të kontribuojnë në proceset që nuk janë në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë. /Alsat.mk

Banner

Related posts

VLEN: Pesë ministra shqiptarë në Drejtësi, por BDI e la shqipen jashtë provimit të jurisprudencës

Gjyla Halili

Reisul Ulema merr pjesë në iftarin tradicional të organizuar në Medresenë Isa Beu

Gjyla Halili

Ahmeti: Rusisë nuk i konvenon një Maqedoni e paqtë, Fronti Europian është e vetmja forcë për t’i bërë ballë

Gjyla Halili