AKTUALE

Mot me diell dhe i ngrohtë me temperaturë deri 28 gradë

Banner

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 9, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 20 deri 28 gradë.

Në Shkup mot me diell dhe i qetë. Temperatura minimale do të bie deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 26 gradë.

Në dy ditët e ardhshme moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Nga e mërkura vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut dhe paraqitje të rrallë të bubullimave, veçanërisht në orët e pasdites. Paqëndrueshmëri më e madhe pritet të enjten, kur reshjet në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar.

Related posts

Myftinia e Tetovës organizon aktivitet bamirës për jetimët

Gjyla Halili

BDI: Mashtrimi i VLEN-it me 10,000 euro për çdo qytetar – Manipulimi më i madh në historinë politike shqiptare

Gjyla Halili

Në 205 punësime, vetëm 2 shqiptarë, alarmon FRASH: Përgjegjës Mexhiti!

Gjyla Halili