AKTUALE

Senad Lulani: Gëzuar ditën e komunës së Tuzit

Banner

Kryetari i Shoqatës ” Malësia e Madhe”- NY, ju uron ditën e komunës së Tuzit gjith banorëve të Malësisë dhe në diasporë.

“Kthimi i statusit të Komunës, tregoi se përpjekjet e të gjithë neve për vetqeverisje po japin rezultatet që të gjithë ne i kemi pritur dhe dëshiruar.
Gjatë këtyre viteve kemi qenë dëshmitarë të një progresi dhe zhvillimi të madh në Malësi, gjë që na bën shumë krenar dhe na jep shumë shpresë për një të ardhme edhe më të mirë të Malësisë sonë të dashur”- ka theksuar Lulani.

Ja postimi i plotë:

Të nderuar vëllezër dhe motra,

Me rastin e ditës së Komunës së Tuzit dëshiroj që në emrin tim dhe në emrin e Shoqatës “Malësia e Madhe” – NY të uroj të gjithë banorët e Malësisë në vendlindje dhe diasporë, Gëzuar ditën e Komunës së Tuzit.

Kthimi i statusit të Komunës, tregoi se përpjekjet e të gjithë neve për vetqeverisje po japin rezultatet që të gjithë ne i kemi pritur dhe dëshiruar.
Gjatë këtyre viteve kemi qenë dëshmitarë të një progresi dhe zhvillimi të madh në Malësi, gjë që na bën shumë krenar dhe na jep shumë shpresë për një të ardhme edhe më të mirë të Malësisë sonë të dashur.
Diaspora e Amerikës do të jetë gjithmonë pranë Malësisë.

Me gëzim dhe respekt për të gjithë ju

Kryetari i shoqatës “Malësia e Madhe” – NY

Senad Lulanaj

Banner

Related posts

BE: Presim proces zgjedhor demokratik më 8 maj

Gjyla Halili

BDI: Akuzat e opozitës për krizë janë porosi ruse, BDI organizon zgjedhje të lira dhe demokratike

Gjyla Halili

Sela: Zot shtëpie të bën nderi, besa dhe fjala e dhënë, e kur nuk i ke këto nuk ke as shtëpi e as derë

Gjyla Halili