BIOGRAFIJA
Semir Fazliji
Data dhe vendi i lindjes: 28 nëntor 1996, Tetovë.
Arsimi
Shkollimi fillor: “7 Marsi” në fshatin Çellopek.
Shkollimi i mesëm: SHMI Medreseja “Isa Beu” në Shkup.
Studimet universitare:
Pas përfundimit të Medresesë, ndoqi studimet në Institutin Kolegji i Komunitetit Arab në Amman, Jordani, ku për një vit e gjysmë u specializua në mësimet e gjuhës arabe. Pas përfundimit me sukses të këtij kursi, u pranua si student në Fakultetin e Sheriatit në Universitetin e Jordanisë në Amman, ku përfundoi me sukses ciklin e parë të studimeve në vitin 2021.
Aktualisht, është afër përfundimit të ciklit të dytë të studimeve master në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë, në Fakultetin e Gjuhëve dhe Komunikimit, drejtimi Menaxhim dhe Lidership në Arsim, ku pritet të diplomohet në vitin 2024.
Përvoja profesionale
Imam dhe Mualim: Ka shërbyer si imam dhe mualim në xhamitë e fshatit dhe në zona të tjera gjatë viteve të studimeve dhe pas. Gjithashtu, ka shërbyer si imam në disa vende të diasporës, përfshirë Zvicrën, Gjermaninë, Austrinë dhe Norvegjinë.
Gjuhët e huaja
Përveç gjuhës shqipe dhe maqedonase, zotëron anglishten, arabishtën dhe serbo-kroatishten.
Aftësitë kompjuterike
Ka njohuri të mira në përdorimin e të gjitha mjeteve elektronike, përfshirë këtu edhe softuerët e ndryshëm.
Gjendja civile: I martuar