AKTUALE

VLEN: BDI po përdor skemat e Vuçiqit

Banner

Sjellja destruktive e BDI-së po vazhdon. Që nga dje, në përpjekjet përtë krijuar tensione etnike, Artan Grubi dhe klika e tij kanë abuzuar me FFM-në, të udhëhequr nga Muhamed Sejdini.
Qëllimi i udhëheqjes kriminale të BDI-së është të përpiqet të shpëtojë nga përgjegjësia penale për korrupsionin politik masiv dhe të mbrojë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme nga populli shqiptar.

Në vend që të bëjnë sehir, BDI-ja duhet të përgjigjet menjëherë: A është e vërtetë që, nën urdhrat e Artan Grubit dhe Omer Bunjakut, në ndeshjen ndërmjet FK Brera dhe FK Shkëndija në Strumicë është testuar një plan iBDI-së për të krijuar tensione përmes incidenteve në ngjarje sportive? A e ka zgjedhur me qëllim dhe në mënyrë të vetëdijshme Muhamed Sejdini, president i FFM-së dhe i arrestuar gjatë fushatës zgjedhore për blerje votash për BDI-në, një delegat të tillë për këtë ndeshje, për të kërkuar
nga policia largimin e tifozëve që kishin shfaqur flamurin shqiptar?

A planifikon BDI-ja, duke ndjekur skemat e Vuçiqit, të shkaktojë përplasje
ndërmjet grupeve të ndryshme të tifozëve dhe tensione ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve në periudhën e ardhshme?
Çfarë është i gatshëm të bëjë Artan “Belivuku”?

VLEN apelon që shqiptarët të mos bien pre e këtyre provokimeve. BDI-ja
nuk i mbron simbolet e identitetit kombëtar shqiptar, por e përdhos
flamurin e shenjtë shqiptar nga frika e përgjegjësisë për skandalet e
korrupsionit, siç janë Soaravia, bizneset e lojërave të fatit dhe
tenderët e paligjshëm. Detyra jonë është të paralajmërojmë opinionin dhe
të garantojmë sigurinë e qytetarëve. Politika duhet të jetë jashtë
sportit. Grupet e tifozëve të klubeve sportive shqiptare janë një
segment i rëndësishëm i shpirtit sportiv të shoqërisë. Prandaj, i ftojmë
ata të jenë veçanërisht të kujdesshëm në periudhën e ardhshme që të mos
përfshihen në skenarët e Bashkimit Antidemokratik për Dezintegrim.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi: Kthimi i dinjitetit për Tetovën nis nga Çarshia e Epërme

Gjyla Halili

FEDERATA VATRA URON DONALD J. TRUMP DHE JD VANCE PËR FITOREN NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË SHBA

Gjyla Halili

Gashi thotë se duhet të angazhohen gratë dhe të rinjtë

Gjyla Halili