AKTUALE

Bujar Osmani me mesazh ndaj bashkëqytetarëve maqedonas “Erdhi koha t’i ndryshojmë gjërat!”

Kandidati për President nga Fronti Europian, Bujar Osmani në tubimin qendror në Sheshin “Maqedonia” me mesazh për bashkëqytetarët maqedonas, ashtu si edhe për bashkëqytetarët nga të gjitha bashkësitë e tjera etnike në Maqedoninë e Veriut. Osmani u bëri thirrje t’u japin fund paragjykimeve.

“Jam i vetëdijshëm se paragjykimet dhe barrierat etnike ende ekzistojnë. Por disa interesa globale, të cilat nuk ia duan të mirën vendit, po nxisin ndarjet ndërmjet bashkësive etnike. Unë dua t’ju drejtohem drejtpërdrejt. Sinqerisht dhe me zë të lartë. Ka ardhur koha t’i ndryshojmë gjërat!” tha Osmani.

Fronti Europian është një ide më e madhe se të gjithë ne. Një ide për një të ardhme më të mirë në një Evropë të bashkuar. Prandaj, të bashkohemi, së bashku do t’ia arrijmë qëllimit shumë më shpejt” theksoi kandidati për President Europian.

Banner

Related posts

ALI AHMETI HOLBRUKU SHQIPTAR

Gjyla Halili

Osmani do t’i drejtohet Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg

admin

Miratohet buxheti për vitin 2025 në Komunën e Kërçovës, Dehari: Kur veprat flasin, fjalët bëhen të tepërta.

Gjyla Halili