AKTUALE

ALI AHMETI:ME ATË TË CILIN ËSHTË AMERIKA, AI PATJETËR ËSHTË NË ANËN E FITIMTARIT

Shqiptari Ali Ahmeti është i fundit nga gjenerata e re shqiptare, që është figura me e spikatur dhe që për busull të tij të aktiviteteve kombëtare kishte dhe ka dashurinë historike ndaj Nënës Shqipëri, ndaj Atdheut e ndaj Kombit shqiptar, por busull politike progresive, e ka dëshmuar se e ka besnikërinë e hekurt dhe te çelikt të tij, te kursi përparimtar politiko-diplomatik të politikanit të ri e modern shqiptar, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm i ka në plan të parë, por i ka dhe i mbanë të pazëvendësueshme, sepse SHBA është jo vetem garantuesja dhe zbatuesja e çdo proçesi dhe reforme progresive pozitive njerëzore e kombëtare shqiptare, por është edhe besnikja e përfaqësimeve të idealeve të mëdha, e cila po të përkrahu, jo vetëm të nxjerr në krye të radhës dhe të bën fitimtarë e të radhit në mesin e atyre me nivel e kredibilitet të lartë, por edhe të bën të mos harrohesh kurrë në jetë të jetëve, kjo është dëshmi se ke qëndruar vertikalisht në funksion të interesave më vitale të vendit tënd, për të cilin edhe 100 jetë po ti kesh do ti japësh!

Ashtu sikur e kemi thënë edhe herën e kaluar në një shkrim të ngjashëm, shqiptari besnik e largpamës, e i urtë e trim Ali Ahmeti, në intervistën e datës 17 Qershor 2020, në Klan Kosova te gazetari i shquar Adriatik Kelmendi, u bë i pari politikan shqiptar që e tha, pa ekuivike, e tha shkoqur dhe i vuri pikë të madhe, se me atë të cilin është Amerika, ai patjeter se do të jetë në anën e fitimtarit, ai patjeter se do të rrojë e do të përparojë, ai patjetër se do të ecë përpara e do të zhvillohet në përmasa të mëdha!

Shqiptari Ali Ahmeti në intervistën e Tij, e vulosi përfundimisht filozofinë dhe praktikën tashmë të njohur, se këdo që e përkrahë dhe e mbështetë superfuqia gjigande e kontinenteve SHBA, ai jo vetëm është demokrat e njerëzor, por ai është edhe me perspektivë të madhe dhe garanton se është ligjzbatues, sepse në brendinë dhe përmbajtjen e tij ka metodën dhe praktikën amerikane të ritmit të hapit të tij!

Pra shqiptari Ali Ahmeti në Rubikon të Klan Kosovës e ka thënë me zë të lartë dhe u bë i pari politikan shqiptar duke deklaruar, se kujt i del në mbrojtje Amerika, ai është edhe i pashkelshëm, ai edhe është edhe i pamposhtur, ai është edhe fitimtarë dhe bashkohet e ecë me progresivitet të plotë në hapin botërorë, të cilin e akordon me aleatët e sajë superfuqia e planetare SHBA!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 22 Gusht 2024!

Related posts

Mexhiti takon veteranët e arsimit: Përvoja dhe puna juaj e palodhshme VLEN shumë

Gjyla Halili

BDI: Qeveria monoetnike ndërpret procedurën për tabelat dygjuhësore në autostradat e vendit

Gjyla Halili

Faljet e presidentes, Hasani: Siljanovska duhet të tregojë arsyen

Gjyla Halili