AKTUALE

Nga Kabineti i Siljanovska – Davkova konfirmojnë se ka mbërritur dorëheqje me shkrim nga ambasadori Fërçkoski

Nga Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska – Davkova për MIA-n konfirmojnë se ka mbërritur dorëheqje me shkrim nga Lubomir Fërçkoski, i cili e kryente funksionin ambasador dhe përfaqësues i përhershëm në Kombet e Bashkuara.

Dorëheqja, siç bënë të ditur një pjesë e mediave, është dorëzuar edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Fërçkoski në pozitën e ambasadorit në Nju Jork ishte emëruar në vitin 2022. Dekretin për emërimin e tij e nënshkroi shefi i atëhershëm i shtetit Stevo Pendarovski.

Para pak kohësh, Fërçkovski ishte thirrë në bisedë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme për gjoja parregullsi financiare në punën e përfaqësisë, por siç deklaroi ministri Timço Mucunski, te biseda ende nuk është arritur për shkaqe shëndetësore të ambasadorit.

Banner

Related posts

Blerand Ramadani kandidat i mundshëm i ASH-së për kryetar komune në Saraj?

Gjyla Halili

Despotovski për ndryshimet kushtetuese: Të mundohemi që bashkërisht ta forcojmë përshtypjen tek investitorët se jemi vend stabil dhe i sigurt

admin

Osmani: Populli i Kosovës u bashkohet miliona njerëzve në zi për vdekjen e Papës

Gjyla Halili