Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti sot në takim kryetarin e degës së PDK-së në Baden-Württemberg, Shahin Dervishajn me kryetarë nëndegësh dhe aktivistë nga kjo njësi federale e Gjermanisë.
Ju i bëni nder vendit dhe partisë, i bëni nder të kaluarës tonë dhe të ardhmes. Kosova ka nevojë për mërgatën e fortë ashtu siç ishte me vlerë në kohën kur u rrezikua qenia jonë kombëtare në atdhe, ka deklaruar Lladrovci.
Postimi i tij në rrjetin social:
Takimi me Shahin Dervishajn, kryetar i Degës së PDK-së në Baden-Württemberg, bashkë me kryetarë nëndegësh dhe aktivistë të kësaj dege në Gjermani, ishte shumë i këndshëm dhe me vlerë.
Mërgata jonë është e lidhur ngushtë me të gjitha zhvillimet në atdhe dhe ka peshë të madhe përparimtare për familjet tona dhe për Kosovën, informimi i drejtë për gjendjen është domosdo.
I njoftova për arritjet dhe sfidat në komunën e Drenasit, në veçanti për propagandën kundër arritjeve të Kosovës shtet, të dalur nga lufta, pa asnjë institucion të vetëm e deri sot, me mbi 115 njohje dhe demokraci të zhvilluar, institucione e media ndër më cilësoret në rajon.
Kosova shtet është ndërtuar mbi përpjekjet shekullore, duke u vulosur me luftën çlirimtare dhe aleancën historike me ShBA-në dhe aleatët tjerë, me një çmim që populli ynë u sakrifikua me mbi 400 varreza masive dhe përkushtim për vlerat euro-atlantike.
Mërgata jonë jo vetëm se e ndërton Kosovën por edhe urat e miqësisë në botë, dhe dega e PDK-së në Baden-Württemberg, në landin me më së shumti shqiptarë në Gjermani, ka rrol të madh dhe vlerësimi im për këtë angazhim është maksimal.
Faleminderit z. Dervishaj me shokë!
Ju i bëni nder vendit dhe partisë, i bëni nder të kaluarës tonë dhe të ardhmes. Kosova ka nevojë për mërgatën e fortë ashtu siç ishte me vlerë në kohën kur u rrezikua qenia jonë kombëtare në atdhe. Ju priftë e mbara, bashkë për Kosovën!
https://www.facebook.com/share/p/rJjMX5kee4AXiK5b/?mibextid=WC7FNe