AKTUALE

Faton Ahmeti: Lidhja e Prizrenit mbetet udhërrëfyes i unitetit dhe vetëdijes kombëtare

Me rastin e 148-vjetorit të Lidhja e Prizrenit, nënkryetari i BDI-së, Faton Ahmeti, ka theksuar rëndësinë historike dhe kombëtare të kësaj ngjarjeje, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të rëndësishme në rrugëtimin e popullit shqiptar.

“Lidhja e Prizrenit është simbol i unitetit, vetëdijes kombëtare dhe përkushtimit për mbrojtjen e identitetit dhe të drejtave të shqiptarëve. Idealet e saj vazhdojnë të frymëzojnë brezat e sotëm për më shumë bashkim, zhvillim dhe përparim kombëtar”, Ahmeti.

Ai shtoi se kujtimi dhe respekti për veprën e patriotëve të Lidhjes së Prizrenit mbetet detyrim i përhershëm për ruajtjen e vlerave kombëtare dhe forcimin e perspektivës evropiane të shqiptarëve kudo që jetojnë.

“Duke nderuar këtë përvjetor të rëndësishëm, riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj vlerave të bashkimit, dinjitetit dhe përparimit, të cilat i mishëroi Lidhja e Prizrenit”, përfundoi Ahmeti.

Ja postimi plotë:

Gëzuar 148-vjetori i Lidhjes së Prizrenit, ngjarjes që shënon unitetin, vetëdijen kombëtare dhe përkushtimin për mbrojtjen e identitetit dhe trojeve shqiptare! 🇦🇱

Banner

Related posts

“Na rrisni pagat”, pedagogët nuk tërhiqen nga kërkesat, protestë para Politeknikut

admin

Xhaferi në rrugën Kërçovë-Dibër: Ndërlidhemi në mënyrë rajonale, për lëvizje të lirë të qytetarëve, sipas standardeve evropiane

Gjyla Halili

1.7 milionë euro ndihmë suedeze për të mbështetur anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE në fushën e mjedisit

Gjyla Halili