AKTUALE

Nikolloski dhe Trajanovski për vizitë pune në komunën e Kavadarit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Koce Trajanovski sot do të vizitojnë komunën e Kavadarit.
Siç informojnë nga Pres shërbimi i Ministrisë së Transportit, Nikolloski dhe Trajanovski do të mbikëqyrin aktivitetet ndërtimore në rrugën “Gjorgi Sokolov”.

Më pas, siç theksohet në kumtesë, ai do të bëjë prezantimin e propozim- projektit për qarkoren. Nga ministria paralajmërojnë madje deklaratë për media nga ana e Nikolloskit dhe Trajanovskit në sallën e komunës së Kavadarit.

Banner

Related posts

113-vjetori i kryengritjes së Malësisë së Madhe, Begaj: Lëvizja

Gjyla Halili

Hoti – Qeverisë: Keni dështuar në çdo fushë, as praktikantë s’mund të quheni më

admin

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Spiropali: Zemrat kuqezi kundër padrejtësisë

Gjyla Halili