AKTUALE

HATME NË FSHATIN BRODEC

Sot më datë 03.08.2024 (e shtunë), në Xhaminë e fsh. Brodec-Tetovë u realizua solemnitet fetar me rastin e përfundimit të leximit të Kur’anit Fisnik-hatme nga nxënësit e mektebit që e ndjekin mësimbesimin fetar në këtë xhami, tek mualimi Besmir ef. Fetahi.
Këtë manifestim përpos xhematit, familjarëve, hoxhallarëve dhe mysafirëve të shumtë e nderoi edhe Myftiu i Tetovës Dr.Hfz. Selver Xhemaili me bashkëpunëtorët e tij.
Në fjalën e tij, Myftiu përshëndeti të pranishmit si dhe theksoi rëndësinë e mësimit dhe edukimit fetar që zhvillohet në mekteb. Ai uroi nëxënësit, familjarët, këshillin e xhamisë dhe në veçanti mualimin Besmir ef. Fetahi për punën e bërë dhe për suksesin e arritur.
Duanë e hatmes e bëri drejtori i sektorit të kulturës pranë Rijasetit Mr. Musanif ef. Rufati ndërsa referenti i Myftinisë Idris ef. Idrizi priu në namazin e drekës. Programin e moderoi Semir ef. Fazliji.
Në fund të programit, mualimit Besmir. ef. Fetahit iu dhurua plaketë si dhe u bë shpërndarja e diplomave nga ana e Myftiut për 12 nxënësit që kishin kryer leximin e Kuranit Fisnik (hatme).

Banner

Related posts

Ahmed Qazimi: Bajram Rexhepi është ndër të paktët që i njeh në thelb problemet e qytetit dhe ka vizion për një Tetovë moderne

Gjyla Halili

ALI AHMETI KA MBIJETUAR NË KATËR ATENTATE

Gjyla Halili

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, në nëpër rrugë të thata.

Gjyla Halili