AKTUALE

Plagosen rëndë 3 persona në një aheng në Kërçovë! Arrestohet mërgimtari që gjuajti me armë

Banner

Nga MPB njoftojnë se në orët e para të ditës së sotme kanë arrestuar 46-vjeçarin B.U. nga fshati Baçishtë i Kërçovës, i cili është me punë të përkohshme në Austri.

Arsyeja e arrestimit është pasi ai ka gjuajtur me armë “Smith & Wesson”, pronë e babait të tij, 64-vjeçarit R.U., me çrast janë plagosur tre persona.

E.E.(33), M.R.(57) dhe një i mitur, të gjithë nga fshati Baçishtë, të cilët ishin në aheng, kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Emergjencën Mjekësore në Kërçovë, ku u janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Nga R.U. i është marrë arma dhe 300 fishekë, të cilat i posedonte me leje”, thonë nga MPB.

Banner

Related posts

Mickoski: Pothuajse 225 milionë euro tashmë janë transferuar përmes Bankës Zhvillimore te kompanitë vendase, ndërsa realizimi i plotë pritet në tremujorin e parë të këtij viti

Gjyla Halili

Rina Ajdari: VMRO nuk pyet VLENIN, voton ligjin për Branitellat

Gjyla Halili

BDI: Mbështesim nivelizimin e pagave për ciklin e arsimit të lartë

Gjyla Halili