AKTUALE

Fronti Europian kërkon që parimi të bëhet ligj – “Fituesi me fituesin” për VLEN-in nuk është i përshtatshëm

Rezolutat që dolën nga mbledhja e strukturave të BDI-së, janë diskutuar edhe në nivel liderësh në kuadër të Frontit Europian, e ajo është që në bashkëpunim me ekspertët të cilët kanë qenë njohës të rrethanave gjatë përpilimit të Marrëveshjes së Ohrit, të përgatitet një draft dokument, e i cili në të ardhmen të shndërrohet edhe në ligj, që asnjëherë më të mos shkilet parimi “fituesi me fituesin”. Deputeti i Frontit Europian Blerim Bexheti thotë se shumë gjëra në të drejtën zakonore që ekzistojnë nëpër botë, nuk janë të shkruara por respektohen.
“Një ndër hapat që ka qenë e planifikuar është që të angazhohen ekspertë që kanë qenë njohës të rrethanave, që kanë qenë të angazhuar për marrëveshjen e Ohrit, pasi që për së dyti herë ndodhë që legjitimiteti etnik mos respektohet dhe është një përcaktim, përkushtim i gjithanshëm i shqiptarëve që kjo dukuri të luftohet në forma politike demokratike dhe gjithsesi se ne do të hartojmë draft që do e regullojë këtë çështje njëherë e përgjithmonë”, tha Blerim Bexheti.
Por si do të veprojnë deputetët e koalicionit VLEN nëse ky propozim ligj arrin në Kuvend?

“BDI-ja në të kaluarën ka pasur kohë këtë ta transferojë në ligj. Përveç se një marrëveshjeje xhentëlmenësh, diçka të tillë nuk ekziston. Por në të ardhmen unë mendoj se nuk do të përshtatshme që kjo të kthehet në një ligj përshkak se ndonjëherë rrethanat mund të vijnë në atë situatë ku puna dhe situata momentale e kërkon që në rastin siç ishte në vitin 2016 që fituesi me fituesin të mos bëjë qeveri”, tha Saranda Imeri.
Ndërkaq kreu i Kuvendit Afrim Gashi në Daily Click, u shpreh se nëse ligji në fjalë është në interes të qytetarëve, do ta përkrahin.

“Të shohim ligjin, çdo ligj që vjen në procedurë ne duhet ta analizojmë bashkë dhe nëse është në interes të qytetarëve ta përkrahim pse jo. Nuk jemi kundër legjitimitetit”, deklaroi Afrim Gashi.

Fronti Europian vazhdon ta quajë përbërjen e re qeveritare si qeveri monoetnike dhe qeveri pa legjitimitet etnik. Nga Fronti Europian vlerësojnë se qytetarët shqiptarë në të ardhmen nuk do të kenë vullnet dhe arsye për të dalë në zgjedhje nëse nuk respektohet vullneti i tyre i shprehur me votë.

Related posts

Spasovski: Nëpunësit policorë janë simboli dhe besimi në institucione

admin

Aksion qytetarë kundër BDI-së në Kumanovë / “Luaj-Fito-Emigro-BDI, “Poshtë BDI”, “Boll Mo”

Gjyla Halili

Propozimi që BE-ja thotë se Vuçiqi e pranoi dhe Kurti e refuzoi

admin