Në ceremoninë e absolvendiadës që zhvilloi Universiteti i Mançesterit, Naser Veliu i riu nga Gostivari u pajis me diplomë për mbarimin e studimeve në fakultetin e shkencave dhe inxhinierisë elektrike dhe elektronike, duke marrë titullin inxhiner i elektrikës dhe elektronikës.
Në diplomën që ra në duart e Naserit thuhet që me 2 qershor, ky i fundit e kaloi me sukses provimin përfundimtar të diplomimi duke arritur suksesin maksimal.
I ndodhur në pozicionin për të zgjedhur mes 5 universitete prestigjioze, siç janë: King’s College London, The University of Edinburgh, The University of Manchester, The University of Sheffield dhe University of Leeds, i riu nga Gostivari Naser Veliu zgjedhi Universitetin e Manchesterit për të ndjekur studimet në elektro inxhinieri.
I diplomuar në Universitetin e Mançesterit, Naseri kthehet si ekspert i një drejtimi jo të zakonshëm dhe deficitar në vendin tonë.
Kujtojmë që me sukseset e arritura në “Yahya Kemal College – Tetovë” si nxënës i rregullt në këtë shkollë, Naserit iu bë e mundur që të vazhdon studimet në një nga pesë universitete prestigjioze të botës.
Naser Veliu, krahas sukseseve në studime, njihet edhe për aktivizimin e tij në shoqërinë civile. Nga “Go Green” Naseri u shpall ambasador i ri për ndryshime klimatike, ndërsa aktiv ka qenë edhe në shoqatën Environmental Youth Organization-EYO dhe Unionin e Nxënësve të Shkollave të Mesme – UNSHM.
Veliu ka marë pjesë dhe në gara të ndryshme shkollore dhe gjithmonë është kthyer me vendin e parë. Kujtojmë që Naser Veliu është trashigimtarë i një familje atdhetarësh nga rrethina e Gostivarit, respektivisht fshati Sërmnovë. Ai bart emrin e gjyshit të tij, dëshmorit të kombit Naser Veliu.