AKTUALE

Komisioni Parlamentar për Monitorimin e Përfaqësimit të drejtë të Bashkësive Etnike, Bexheti: VMRO-ja do ta përfaqësojë edhe VLEN-in…

BEXHETI: VMRO-ja DO TA PËRFAQËSOJË EDHE VLEN-in, KOMISIONI DO T`I RAPORTOJË DY HERË NË VIT KUVENDIT

Ulja e përqindjes së shqiptarëve nga ana e Ministrisë së Administratës me vendim të ministrit ka ngjallur shumë reagime në opinion dhe jo vetëm.

Krijimi i komisionit parlamentar për monitorimin e përfaqësimit të drejtë të bashkësive etnike me insistim të Bashkimit Demokratik për Integrim, respektivisht Frontit Europian shihet si veprim konkret “kundër” këtij vendimi të ministrit Minçev.

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti në një prononcim për Klan Maqedoni ka thënë se ky komision u krijua pas shqetësimeve që Fronti Europian kishte për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institucion nga qeveria aktuale.

“Do të ndjekë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat dhe në atë ndjekje, dy herë brenda vitit do t’i raporton edhe Kuvendit dhe normalisht që kanë obligim që të gjitha institucionet që të na përgjigjen se si zhvillohen çështjet me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Ne nuk mund të kemi besimin tek përfaqësuesit jo-legjitim nga koalicioni VLEN që janë në Qeveri, ata nuk kanë mandatin, por janë të përzgjedhur të kryeministrit dhe VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Bexheti.

Bexheti foli edhe për përbërjen që do ta ketë komisioni në fjalë, njoftoi se i njëjti do të kryesohet nga deputetët e Frontit Europian.

Sipas tij pak rëndësi ka pjesmarrja e deputetëve të VLEN-it në këtë kosmion pasiqë sipas tij VLENI përfaqsësohet nga deputetët e VMRO DPMNE-së
Pasi që të zgjidhen anëtarët e këtij komisioni, ku kryetar i këtij komisioni do të jetë nga rradhët tona, normalisht që do të miratohet edhe rregullorja dhe në rregullore do të përforcohen këto elemente që ju i parashtroni. VLEN-i gjithmonë është i përfaqësuar nëpërmes VMRO-DPMNE-së ata edhe ashtu janë të përzgjedhurit e tyre dhe për ne është irelevante a do të jenë ata apo jo, pasiqë ne nuk i ndjekim deklarimet e tyre. Është çështje e tyre, por ata janë të përfaqësuar nga VMRO-DPMNE-ja, kanë again e vet, hizmeqarët gjithmonë e kanë again e vet”, tha Bexheti.

Bexheti gjithashtu, akuzoi VLEN-in për heshtje në momentin kur ministri Minçev uli përfaqësimin e shqiptarëve. Ai tha se Fronti Europian nuk do të heshtë asnjëherë dhe gjithmonë do të luftojë për të drejtat e shqiptarëve sepse ka legjitimitetin e fituar nga vet populli.

VLEN-i sipas tij nuk mund të kujdeset për përfaqësimin e drejtë sepse ata luftojnë për kapjen e pozitave personale. /tvklan.mk

Related posts

Grubi priti në takim ambasadorin Qehaja

admin

HASAN PRISHTINA ËSHTË ADN -ja JONË SHPIRTËRORE E KOMBËTARE!

admin

Jakimovski: Jepni shansin presidentit të guximshëm

Gjyla Halili