Sot në praninë e një rrethi të ngushtë të familjarëve, miqve, kolegëve dhe kryetarit të komunës së Kërçovës z.Fatmir Dehari u bënë homazhe për Qani Mehmedin, në vendlindjen e tij, Drogomisht i vogël. Kështu u përkujtua ikona e gazetarisë në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta duke folur për të z.Dehari i cili e kujtoi si një personalitet të rrallë me ndikim shumëdimensional në jetën shoqërore e politike shqiptare! Në emër të familjes folën djali Mentori- ekspert në Fondin monetar ndërkombëtar i cili evokoi kujtime nga veprat e babait Qaniut që u la shumë krenari! Vajza Besiana, profesoreshë në Universitetin e Tetovës u shpreh e lumtur që vendlindja e babait është pikëtakim i përjetshëm që na bën ta mbajmë gjallë kujtimin për të! Nga Myftinia e Kërçovës ishte i pranishëm sekretari Xhemail Ahmeti i cili lutjet i bëri në gjuhën shqipe, pikërisht ashtu siç donte Qani Mehmedi i cili ishte idhtarë i shkrirjes së dallimeve fetare përmes gjuhës e kombit!
Në këtë përkujtim mori pjesë edhe mbesa Uskana e cila mbante fanelen me fotografinë dedikuese për gjyshin e saj, ikonën e gazetarisë Qani Mehmedi i cili do të vazhdojë të jetojë në mesin tonë përmes veprave që na la trashëgimi!
previous post