AKTUALE

BDI nga opozita: Mbështesim dhe kërkojmë mbylljen e menjëhershme dhe të tërësishme të kazinove dhe bastoreve

Një nga përcaktimet programore të Bashkimit Demokratik për Integrim është mbyllja e tërësishme e të gjitha objekteve për organizimin e lojërave të fatit, kazinove dhe bastoreve në vendin tonë”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Sipas kësaj partie, në mandatin e kaluar, BDI dhe Qeveria propozuan ligj, i cili u mbështet edhe nga shoqata anti-bixhoz, për dislokimin e kazinove dhe bastoreve në minimum 500 metra nga shkollat dhe objektet fetare si dhe ashpërsimin e kushteve për licencim dhe rritjen e tatimeve ndaj organizatorëve.

“Ky ligj nuk i përmbushte tërësisht pritjet tona edhe të qytetarëve, për arsye se angazhimi jonë që nga dita e parë është mbyllja e tërësishme e kazinove dhe bastoreve. Ligji u bllokua gati 3 vite nga opozita e atëhershmë, por më në fund u votua dhe u miratua nga Kuvendi, pa përkahjen e deputetëve që sot janë pjesë e VLEN.
Asokohe, ish Presidenti Pendarovski nuk e firmosi ligjin. Në rivotimin pas kthimit të ligjit nga Pendarovski, deputetët që sốt janë pjesë e VLEN, nuk votuan për miratimin e ligjit dhe mundësuan vazhdimin e funksionimit të kazinove dhe bastoreve.

Këta vazalë që poshtërsuan shqiptarët bënë fushatë me shpifje të vazhdueshme dhe premtuan në programin e tyre mbylljen e tërësishme të kazinove dhe bastoreve dhe ne, bashkë edhe me Aleancën për Shqiptarët dhe deputetët tjerë, po i sfidojmë, ti mbyllim ato tërësisht, ti ndalojmë lojërat e fatit përgjithmonë në vendin tonë”, thekson BDI.

Deputetët e BDI dhe të Frontit Europian thonë se mbështesin mbylljën e tërësishme dhe të menjëhershme të të gjitha lojërave të fatit në vendin tonë. (INA)

Related posts

Azizi: Zgjedhje s’do të ketë, shqiptarët i dhanë karton të kuq BDI-së 4 muaj më parë!

Gjyla Halili

A do të vendosin shqiptarët për presidentin e Maqedonisë së Veriut më 8 maj?

Gjyla Halili

LSDM: Në mandatin e ardhshëm paga mesatare mbi 1000 euro, minimumi 600 euro

Gjyla Halili