AKTUALE

Mexhiti në takim me ambasadorin e Italisë në Shkup

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti sot ka takuar ambasadorin e Italisë në Shkup, Andrea Silvestrin.
Ishte kënaqësi që me Shkëlqësinë e Tij, Andrea Silvestrin, ambasador i Italisë në Maqedoni të Veriut, të bisedonim gjerë e gjatë në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm në fushën e sigurisë energjetike. Fokusi ynë në sektorin e mjedisit dhe energjisë do të materializohet së shpejti në projekte konkrete.

Në një botë të ndërvarur, siguria energjetike është jetike dhe e domosdoshme, prandaj ndihma italiane në këtë fushë është e mirëseardhur. Shprehëm vullnetin dhe gatishmërinë reciproke për të rifilluar me projektin për mbrojtjen e mjedisit dhe shtratit të lumit Radika, një resurs i rëndësishëm i vendit tonë.

Gjithashtu, në këtë takim, diskutuam në lidhje me projekte të ndryshme në Kumanovë, Mavrovë e zonimin e parkut gjatë një faze të mëtejshme, ndërsa theksuam mbështetjen për “ROMA EXPO 2030”, të cilin e konsiderojmë si një mundësi të mirë për të promovuar vlerat natyrore.

Harmonia ndërmjet investimeve kapitale dhe ruajtjes së mjedisit do të jetë gjithmonë udhërrëfyesi ynë gjatë qeverisjes sonë të ndershme”, ka shkruar Mexhiti.(INA)

Banner

Related posts

Ahmeti në Debat Plus në Klan M: Unë në fushatë nuk kam prekur asnjë me fjalë, Mickoski ia nisi i pari dhe unë iu përgjigja!

Gjyla Halili

Hazbi Lika i bashkangjitet Vlen

Gjyla Halili

Bojmacaliev: Diaspora t’i shfrytëzojë edhe stacionet bazë në PDK-të e Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili