AKTUALE

Ndryshim i regjimit të komunikacionit në autostradën A1, seksioni Petrovec – Katllanovë

Nga sot është futur ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit në autostradën A1, seksioni Petrovec – Katllanovë, me qëllim të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore në lidhje me projektin për përfundimin e punimeve rehabilituese me zgjerimin e aksit të theksuar të autostradës, kumtoi LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Rekomandohet shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 01.04.2024 është e hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë.

Related posts

Sot Sulltan Novruzi, Meta: Duhet të arrijmë objektivat, të kemi besim tek e ardhmja

admin

Takim i Gashit me ambasadorin francez Le Rigoler

Gjyla Halili

BDI: Mickovski vazhdon me shpifje, le të publikojë çdo komunikimin me BDI-në menjëherë

Gjyla Halili