AKTUALE

Ixhet Memeti nuk ka imunitet

Ndryshe nga gjyqtarët, prokurorët publikë nuk kanë imunitet, i cili mund të thirret nëse dyshohen për një krim. Kjo do të thotë se në këtë privilegj nuk mund të thirret edhe anëtari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Ixhet Memeti, pasi që mbrëmë është bërë i dyshuar edhe në aksionin e MPB-së, në të cilin fillimisht u arrestua gjyqtari suprem Nake Georgiev për pranimin e një ryshfet.

Deri në vitin 2019 edhe prokurorët mund të kërkonin shpëtimin në imunitet, por kjo e drejtë iu hoq me ndryshime ligjore.

Ndryshe, Memeti nuk është zgjedhur anëtar i Këshillit nga radhët e prokurorëve, por nga Kuvendi.

Sipas informacioneve fillestare jozyrtare, dyshohet se Memeti, së bashku me gjyqtarin Nake Georgiev, kanë pasur ndikim, duke keqpërdorur pozitën e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, në rastin e kërkesës për ryshfet për rrethana lehtësuese për ish -kryetari i komunës, i cili është në paraburgim, Boro Stojçev.

Banner

Related posts

VMRO i reagon Arbër Ademit: Lufta kundër krimit nuk ka ngjyrë apo përkatësi etnike, por për BDI-në dhe LSDM-në ka

Gjyla Halili

Taravari, Nikollovskit: Kemi organe partiake, vendimet tona i sjellim vetë

Gjyla Halili

Kasami i kundërpërgjigjet Grubit për “valixhen”

Gjyla Halili