AKTUALE

“Jo hakmarrje, por do të jemi në shërbim të bizneseve shqiptare” – premton Mexhiti

Izet Mexhiti nga VLEN premton se nuk do të hakmerren ndaj qytetarit, administratorit dhe biznesmenëve të cilët e përkrahën Frontin Europian – BDI-në në zgjedhjet e 8 majit.

Në Click Plus në TV21, Mexhiti premtoi se VLEN-i do të jetë në shërbim të bizneseve shqiptare.

Si për qytetarin, si për administratorin… Jo hakmarrje, por mendojmë të jemi ndihmë për ata. Në fushatë, një prej tezave ka qenë se 80% e resorëve ekonomikë udhëheqin shqiptarët dhe mos ta nxjerr Zona e Vizbegut asnjë përqind, mos ta nxjerr Zona e Tetovës asnjë përqind, Zona e Kërçovës asnjë përqind, Zona e Strugës asnjë përqind dhe duke pasur 80% e resorëve ekonomikë, prap 1 miliard euro investime të shkojnë në Maqedoninë Lindore për ta thelluar hendekun e jobarazisë ndërmjet Maqedonisë Lindore dhe Maqedonisë Veri – Perëndimore ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët… Pra ne do të jemi në shërbim të bizneseve shqiptare”, tha Mexhiti./TV21

Banner

Related posts

Shqipëria renditet e treta në Europë për çmimet më të shtrenjta të apartamenteve, në raport me të ardhurat

admin

Uta Ibrahimi publikon momentin emocionues nga ngjitja në “malin vrasës”

admin

Kurti tregon propozimin që ia prezantoi Borrellit në Bruksel për shtensionimin e situatës në veri

admin