Nga gjithsej nëntë fshatra sa ka komuna e Tearcës, vetëm në fshatin Tearcë është duke u bërë kanalizimi fekal. Ndërkohë fshatrat tjerë, sipas komunës së Tearcës, do duhet të presin kohë më të mira, sepse, për tu realizuar i tërë projekti i kanalizimit në këtë komunë, nevojiten 16 milionë euro, para këto që komuna nuk i ka. Shpreson tash e ca vite nga Qeveria, edhe pse Qeveria, vazhdon edhe më tej që të mos hedh as një hap në drejtim të lëshimit të mjeteve për këtë projekt. Banorët ankohen se fshatrat tjerë ndjehen të lënë pas dore, sepse vetëm në Tearcë po bëhet kanalizimi”.
Këtu me kanalizimin e kemi bërllok punën. Gjithë Qeveria si qeveri, kanalizimin për ne, na e ka bë vetëm në letër, e jo në vepër. E ne u mbytëm duke hapur jama, dhe po infektojmë edhe tokën në këto jam. Punohet diçka por efikasitet jo. Këtu kështu është me këta të korruptuarit”, tha një banor.
“Lihemi pas dore se s’kemi as kryesi a njerëz pune asgjë. Me jama jemi ende nëpër baçe nëpër oborre, që janë pafund të rrezikshme. Sqarimet i dinë fshati, neve banorëve askush asgjë s’na tregon”, theksoi një banor tjetër.