OPINIONE

Nazif Bushi: Populli foli, interesxhinjtë presin tymin e bardhë nga pallati i bardhë i Vmro-së

Shkruan Nazif Bushi:

Zgjedhjet përfunduan, rezultatet janë të qarta për ata që kanë sy e arsye, e për të tjerët të cilët kanë vendosur që mos ta respektojnë verdiktin e qytetarit  të verbuar pas pushtetit është e kot t’u mbash ligjerata. 137 mijë votat për Frontin Europian janë dëshmi e qartë për vullnetin politik të shqipëtarëve dhe ky numër nuk mund as të anashkalohet e as të zbehet. Ai që vendos ta bëj këtë jo vetëm që do e dënojë historia por do të mbahet mend gjeneratë pas gjenerate si vazal dhe si grup që para çdo interesi ka atë personal dhe jo kombëtar! Prandaj, çdo tendencë për të anashkaluar këto votues është më e keqe nga ata që i thonë vetes shqipëtar, është e rrezikshme jo vetëm për shtetin por edhe për vetë shoqërinë shqipëtare. Sepse prej kohësh është dëshmuar se po nuk e respektove veten mos prit të të respektojnë të tjerët. Sidoqoftë, tanimë kur numrat dhe qytetarët folën ineteresxhinjte po heshtin dhe po presin tymin e bardhë nga pallati i bardhë i VMRO duke varrosur çdo zotim dhe premtim parazgjedhor. Mund të prisni lëmoshën e pallatit të bardhë por më e keqja do të jetë lëmosha që do t’ua jep populli! Dëmi do te jetë i madh për shqipëtarët sepse për vazalet as që mërzitem se sa dhe si do të jetë dëmi, e pacin veten në qafë!

Related posts

Ismet Sylejmani: Talat Xhaferi daljen e tij të fundit si kryeparlamentar jashtë shtetit e kishte vizitën në Gjilan

Gjyla Halili

Një ide për IDE-në!

Gjyla Halili

Junçaj: Nik Gjeloshaj është shembull i menaxhimit të shkëlqyer të vetëqeverisjes lokale

admin