AKTUALE

VLEN për Zhurnal: Me VMRO-në nuk është folur për asnjë resor, nesër është takimi i parë VMRO-VLEN, nga këtu do të fillojnë propozimet , negociatat

Pas lajmeve të cilat po qarkullojnë në media lidhur me ndarjen e resoreve në Qeveri në mes të VMRO dhe VLEN, burime brenda kësaj të fundit për Agjencinë e lajmeve Zhurnal bëjnë të ditur se bisedimet për asnjë resor ende nuk kanë filluar me VMRO-në për formimin e Qeverisë së re.

Madje, të njejtat burime shtojnë se nesër pritet që të realizohet edhe takimi i parë mes VMRO dhe VLEN ku do të flitet për temën e qeverisjes eventuale, e këtë e konfirmoi sonte edhe nënkryetari i VMRO, Timco Muncunski i cili tha se nesër pritet takim mes të dyja palëve.

Ndërkohë, burimet shtojnë se në takimin e parë që pritet të ndodh nesër temë e diskutimit do të jetë ndarja e resorëve ku VLEN do të presë ofertën e VMRO dhe më pas e njejta do të shqyrtohet edhe nga kreu i VLEN.

Vlen thekson për Zhurnal se sigurisht edhe ata do të kenë kërkesat e tyre për resoret të cilët do dëshirojnë që të i udhëheqin në Qeverinë e re, e mes tyre sipas informacioneve edhe pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Burimet për Zhurnal thonë se nga nesër të gjitha opsionet do të janë në tavolin për negociata.

Banner

Related posts

U FESTUA NË NEW YORK 113 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË

Gjyla Halili

Kuvendi miratoi huamarrjen nga Hungaria në vlerë prej 500 milion euro

Gjyla Halili

Katër nga të lënduarit në zjarrin në Koçan sot kthehen nga jashtë

Gjyla Halili