AKTUALE

CIVIL: Zgjedhjet kane kaluar në mënyrë paqësore dhe demokratike

Banner

CIVIL vlerëson se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale kane kaluar në mënyrë paqësore dhe demokratike, pa incidente dhe parregullsi të theksuara. Sipas kësaj organizate qytetarët kanë mundur lirshëm të shprehin vullnetin e tyre zgjedhor në përputhje me Kodin Zgjedhor dhe parimet dhe standardet demokratike. Nga CIVIL theksojnë se disa parregullsi të evidentuara në 8 maj, nuk kanë ndikuar dukshëm në vlerësimin e përgjithshëm të procesit zgjedhor. 80 vëzhguesit e CIVIL-it kanë qenë të shpërndarë në të gjithë vendin për të monitoruar zgjedhjet e dyfishta.

Disa nga anëtaret e këshillave zgjedhore në vendvotimet e mbuluara nga vëzhguesit e CIVILIT, kanë përkrahur ose janë përpjekur ta pengojnë bojkotin e zgjedhjeve presidenciale, aty e kishim përqendrimin në ditën e votimeve. Ka edhe raste të shkeljes së heshtjes zgjedhore dhe të shkeljes së privatësisë ose fshehtësisë së votës dhe në një pjesë të rasteve ka mosveprim në lidhje me shkeljen e heshtjes zgjedhore nga vëzhguesit partiak ose civil”, deklaroi Diana Tahiri, CIVIL.

Banner

Related posts

Ardita Dani paraqet kandidaturën për degën e Kërçovës

admin

Bilall Kasami e pranoi donacionin e Serbisë, Bajram Rexhepi: Me ne, kjo nuk kalon!

Gjyla Halili

Skandal në Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive/ Stoilkoviqi largon shtatë shqiptarë nga puna

Gjyla Halili