AKTUALE

Ankohet kryeministri Xhaferi: Arsovska nuk po e kositë barin, oborri i qeverisë është bë si xhungël

Kryeministri teknik Talat Xhaferi në prezantimin e raportit për 100 ditë qeveri teknike kërkoi kryetaren e Shkupit, Danella Arsovskën, që sa më shpejtë të japë urdhër për kositjen e barit në rrethin e ndërtesës së qeverisë.

Ndërtesa e Qeverisë është rrethuar më barë mbi një metër. I tërë oborri i Qeverisë po i përngjan xhunglës dhe askujt nuk po i pengon kjo. Kostija nuk është bë deri sot, edhe pse apelet janë të mëhershme.
“Oborri i Qeverisë është në ingerenca të Qytetit të Shkupit dhe NP Pargje Gjelbërime. Ne as mundemi e as guxojmë të përzihemi në ato ingerenca. Prandaj le të reagojë kryetarja e qytetit , të cilën e pamë me sa vota kaloi në zgjehdje”, tha Xhaferi.

Banner

Related posts

BE vendos sistem të ri digjital në kufij, nga 10 prilli nis EES

Gjyla Halili

BE dha vizë, ja sa para do të përfitoj Maqedonia e Veriut për reformat

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili mori pjesë në hapjen e Xhamisë së Re në Çajle

Gjyla Halili