AKTUALE

Aggeler uron Siljanovskën pasi do të bëhet presidentja e parë grua në Maqedoninë e Veriut

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler ka uruar Gordana Siljanovska Davkovën për suksesin në zgjedhjet presidenciale.

Aggeler thotë se është historike që për herë të parë një grua bëhet presidente e Maqedonisë së Veriut.

“Urimet e mia të përzemërta për Gordana Siljanovska-Davkovën për zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut. Urime edhe për të gjithë ata qytetarë që ushtruan të drejtën e votës dje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin synimet tuaja për sigurinë, prosperitetin dhe integrimin e plotë euroatlantik të këtij vendi”, ka shkruar Aggeler.

Banner

Related posts

BE: Kosova dhe Serbia t’i krijojnë kushtet për vazhdimin e dialogut

admin

BFI E RMV STARTON ME PROJEKTIN HUMANITAR “NË SHËRBIM TË JETIMËVE”

admin

Ejupi: Me shembuj personalë të nxisim dhe zhvillojmë ndërgjegjësimin për mjedisin

Gjyla Halili