AKTUALE

Nikolloski: VMRO do të fitojë mbi 55 deputetë

Deputeti dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar NikoLloski pret një rezultat të shkëlqyer për partinë e tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas tij, opozita aktuale do të fitojë mbi 55 mandate parlamentare.

“Tashmë mund ta shihni ndryshimin në javë, dy, tre dhe nëse kjo valë vazhdon, dhe mendoj se do të vazhdojë, do të kemi rezultatin më të mirë që ka fituar çdo opozitë në zgjedhje dhe nëse, për shembull, deri sa para një jave numrat ishin 53, 54, 55 deputetë, tani mund të them se janë 55-56 deputetë, ndërsa nuk ka asgjë të çuditshme nëse ato rriten”, theksoi Nikolloski mbrëmë.

Lidhur me zgjedhjet presidenciale, Nikolloski konsideron se Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski duhet të hyjnë sërish në rrethinë e dytë dhe, siç thotë ai, Siljanovska-Davkova do të fitojë bindshëm.

“Mendoj se është shumë mirë që Pendarovski kandidojë sërish për president, le të shikoj se çfarë mendon populli për të”, shtoi Nikollovski.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti:Prekazi dhe Jasharët janë simbole të dëshirës së kombit tonë për liri

Gjyla Halili

Bujar Osmani tregon si ishte organizuar atentat ndaj tij

Gjyla Halili

Vërshojnë largimet nga Lëvizja Besa në Tetovë, anëtarë të këshillave vendorë kalojnë në PDE

Gjyla Halili