AKTUALE

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari përmes një statusi në Facebook ka reaguar pas publikimit të rezultateve të para. Ai shprehet se këto janë momente të veçanta.

Në Gostivar kemi humbur me një diferencë prej 370 votash, diferencë kjo e krijuar prej turqve dhe romëve që bashkëpunuan me BDInë…por unë jam i lumtur dhe mirënjohës për 10632 vota shqiptarve dhe lajmi më i madh është se pas gjithë këtyre viteve regjim…MË NË FUND NDRYSHIMI U KRY!”, shprehet Taravari.

Ai theksoi se shqiptarët sapo kanë firmosur lirinë e këtij vendi.

Ndryshe, sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare bashkë me ato presidenciale ku të drejte vote 1.815.350 qytetarë.

Banner

Related posts

𝐁𝐀𝐒𝐇𝐊Ë𝐒𝐈𝐀 𝐅𝐄𝐓𝐀𝐑𝐄 𝐈𝐒𝐋𝐀𝐌𝐄 𝐍Ë 𝐌𝐁Ë𝐒𝐇𝐓𝐄𝐓𝐉𝐄 𝐓Ë 𝐊𝐌𝐒𝐇𝐙-𝐬𝐞̈ 𝐃𝐇𝐄 𝐗𝐇𝐀𝐌𝐈𝐕𝐄 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐓𝐀𝐑𝐄 𝐍Ë 𝐙𝐕𝐈𝐂Ë𝐑

Gjyla Halili

Largohet flamuri i BE-së dhe NATO-s në një pjesë të Presidencës

Gjyla Halili

Sela: Arben, erdhi koha t’i kthehesh profesionit tënd si mjek, ashtu siç kishe gjithmonë dëshirë…

Gjyla Halili