AKTUALE

Takimi i përbashkët i shtabeve zgjedhore të Besëlidhjes – AKI në Gostivar!

Në vazhdën e aktiviteteve parazgjedhore, në Gostivar u mbajt takimi i parë i përbashkët mes shtabeve komunale të partive politike pjesë të Aleancës Kombëtare për Integrim – Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët.

Në prani të kandidatit të përbashkët për kryetar komune, z. Valbon Limani, bartësit të listës për Këshilltarë Komunal, z. Valdet Xhaferi, si dhe dy shefat e shtabeve komunale, z. Nexhati Jakupi dhe z. Isak Lazami, u diskutua agjenda dhe organizimi i fushatës për Zgjedhjet Lokale të 19 tetorit.

Atmosfera ishte pozitive dhe vëllazërore, ndërsa koordinimi mes strukturave të dy subjekteve kryesore në Gostivar kaloi në mënyrën më të mirë.

Mesazhi ishte i qartë: Zgjedhjet e tetorit janë referendum për shqiptarët!

#Bashkë për Gostivarin 🤝

Banner

Related posts

Perspektiva europiane e Maqedonisë së Veriut dhe rajonit, temë kryesore e takimit Grubi – Alexander Soros

admin

Ali Ahmeti merr pjesë në përurimin e shtatores së Skënderbeut në Garanë, Kërçovë

Gjyla Halili

Moti me diell dhe vranësira mesatare

Gjyla Halili