AKTUALE

Menduh Thaçi: Unë edhe PDSH-ja i qëndrojmë besnik komunikatës publike të datës 2 maj, të takimit të liderëve të Frontit Europian, në Strugë

Sot kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, pas votimit për zgjedhjet parlamentare dhe presideciale, para mediave deklaroi:

“Kam shumë shpresë se edhe ky raund edhe këto zgjedhje do të jenë demokratike, korekte nuk do të kemi probleme. Shpresoj në një dalje masive të qytetarëve. Qytetarët e dijnë se sot vendoset katër vjeçari nuk është çështje vetëm një dite apo një minute. Keshtu që jam optimist.

Në pyetjen e gazetarit: Votuat edhe për president, cili do të ishte mesazhi?

Kryetari Thaçi i’u përgjegj: Kjo është shumë keq pasi që kjo pyetje implikon thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe është veprim shumë jo korrekt dhe jo demokratik. Dua të Ju përkujtoj se me datë 2 Maj në Strugë, Fronti Europian ka pasur takim dhe ne kemi marrë qëndrim i cili është bërë publik me komunikatë. Unë i qëndroj vendimit të Frontit të datës 2 maj 2024.

Në pyetjen e gazetarit: Është shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh se gjoja Ju keni bërë thirje për të përkrahur Gordana Siljanovskën?

Kryetari Thaçi i’u përgjegj: Prap Ju them, por jo juve direkt mos më keqkuptoni. Kjo është thyerje e heshtjes parazgjedhore dhe unë mundohem sot, që vet mos ta thej heshtjen. Unë edhe PDSH-ja i qëndrojmë besnik komunikatës publike të datës 2 maj 2024, të takimit të liderëve të Frontit Europian, në Strugë”.



Të bashkangjitur Ju dërgojmë video deklaratën e plotë dhe foto gjatë votimit.

Related posts

Prokurorët do ta kontestojnë Ligjin për koeficientët e rrogave para Gjykatës kushtetuese

Gjyla Halili

VMRO: Pendarovski të shpërngulet nga Vodno

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

admin