AKTUALE

Voton Xhaferi: Kam besim të plotë në vullnetin e qytetarëve që do të zgjedhin demokracinë dhe vazhdimin e rrugës sonë evropiane

Banner

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka shprehur besimin e tij të thellë në procesin zgjedhor dhe në rrugën evropiane të vendit pasi ushtroi të drejtën e tij të votës.

“Sot e shfrytëzova të drejtën në votë në zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet për deputetë në Kuvend. Jam i bindur se edhe dita e sotme zgjedhore do të kalojë në rend shumë të mirë dhe se sot do të jetë ditë feste për demokracinë dhe vazhdimin e rrugës sonë evropiane,” tha Xhaferi.

Xhaferi është shprehur se ka bindje të plotë në zgjedhjet e sotme dhe në vullnetin e qytetarëve si faktorin kryesor që do të përcaktojë fatin e vendit në rrugën drejt integrimit europian.

““Unë nuk kam pse të druaj për fatin e rrjedhës në fund në kontekstit të numrave, është çështje e vullnetit të qytetarit, askush nuk mund të ndërhyjë në atë vullnet. Kemi sqaruar për të dalë në vendvotime. Kandidatët për presidentë janë deklaruar, qytetarët kanë mundësi të përzgjedhin. Duke qenë një nga kandidadët, pres që të ketë fitore të bindshme, varet prej vullnetit të qytetarit. Gjithsesi, çdo deklarim publik ka një shkallë ndikimi, në perceptim, në përzgjedhje, por qytetarët do të vendosin siç mendojnë të vendosin” tha Xhaferi.

Si kryeministër i vendit që ka njohur pavarësinë e Kosovës, Xhaferi ka theksuar se raportet institucionale dhe shtetërore nuk do të ndikohen negativisht nga rezultatet e zgjedhjeve. Ai ka përmendur Frontin Evropian si një dëshmi të orientimit të vendit drejt BE-së dhe ka bërë thirrje për një pjesëmarrje aktive në votime, duke u bërë zëri i aspiratave të qytetarëve për një të ardhme të ndritur dhe të integruar në familjen europiane.

“Unë jam kryeministër i vendit dhe vendi është ndër të parët që ka njohur pavarësinë e Kosovës, si kryeministër, nuk ka pse të ndikohen raportet institucionale, nuk ka ndikim negativ në raportet shtetërore. Fronti Evropian, edhe si front, por edhe si subjekt ka vërtetuar, është përcaktimi që vendi të shkojë në BE, orientimin e ka pro evropian”, theksoi Xhaferi./Indeks.mk

Banner

Related posts

Fronti Europian: Aktualisht jemi me mbi 30 mijë vota në epërsi ndaj VLEN-it, me këtë trend i fitojmë mbi 20 deputetë

Gjyla Halili

VMRO: Ljupço Kocevski është përgjegjës për mosaktivizimin e Prokurorisë!

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili