AKTUALE

Në Negotinë dhe Demir Kapi ka filluar votimi për president të shtetit dhe deputetë

Në Negotinë dhe Demir Kapi ka filluar votimi për president të shtetit dhe deputetë
by D V Wednesday, May 08, 2024, 10:34
SHARE

Negotinë/ Demir Kapi, 8 maj – Në Negotinë dhe Demir Kapi në mëngjes filloi votimi për zgjedhjet presidenciale. Nga komisionet zgjedhore komunale informuan se me kohë janë hapur të gjitha vendvotimet.

“Të gjitha 28 vendvotimet janë hapur me kohë, me sukses filloi procesi zgjedhor për zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet për deputet në Parlament, informoi sot në mëngjes, kryetarja e Komisionit komunal i zgjedhjeve (KKZ) Negotinë, Elizabeta Kamçeva.

Ajo kujtoi se gjithsej 165 të sëmurë dhe të pafuqishëm votuan dje në Negotinë, nga gjithsej 175 të regjistruar për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

“Votuan 71 burra dhe 94 gra, 1 person nuk votoi. Kishte një person të regjistruar që votoi në arrest shtëpiak për rrethin e dyte të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare”, sqaroi Kamçeva.

Related posts

Ahmeti: BDI është kala e fitoreve e ndërtuar nga populli, ndaj nuk është lehtë të matesh me ne!

Gjyla Halili

Sa ndikim ka vota e shqiptarëve në SHBA?

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Më 28 janar të motit 2024, zgjedhim Kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili