AKTUALE

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë vendvotimet janë hapur me kohë

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, të gjitha 43 vendvotimet janë hapur në kohë, në orën 7 dhe votimi vijon pa probleme.

“Votimi në komunën e Dibrës zhvillohet në 27 vendvotime, prej të cilave 22 janë në qytet, dy në fshatin Mogorcë dhe nga një në fshatrat Xhepishtë, Kosovrast i Epërm dhe i Poshtëm. Të drejtë vote për zgjedhjet presidenciale kanë 19.269 votues dhe për zgjedhjet parlamentare 19.311 votues. Dje të drejtat e tyre civile i kanë realizuar 68 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, prej të cilëve 46 kanë votuar si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare, ndërsa 22 vetëm për zgjedhjet parlamentare”, deklaroi për MIA-n Rilind Hasa, kryetar i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në Dibër.

Sipas Nexhip Iljaz, kryetar i KKZ-Qendra Zhupë, edhe në këtë komunë vendvotimet janë hapur me kohë.

“Votohet në 16 vendvotime, 9 janë në Qendrën Zhupë, nga një në vendbanimet Broshticë, Novak, Elenci, Breshtan, Pralenik, Koxhaxhik, Dolgash. Të drejtë vote kanë 7368 persona për zgjedhjet presidenciale dhe 7383 votues për zgjedhjet parlamentare. Dje të drejtën e votës e shfrytëzan 10 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, të gjithë votuan edhe për zgjedhjet presidenciale edhe parlamentare”, tha Iljaz për MIA.

Më 24 prill, në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në komunën e Dibrës, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 6.379 ose rreth 35 për qind nga gjithsej 19.334 të regjistruar, ndërsa në Komunën Qendër Zhupa 1.279 ose 17.36 për qind nga 7.383 të regjistruar në listën e vetme zgjedhore.

Related posts

Arena politike transferohet te komuna e Çairit: Fronti i ofron “valixhe” VLEN-it, VLENI u ofron terapi neuorpsikiatrike

Gjyla Halili

“Inovacionet”, buxheti i dëmtuar për 3,2 mln denarë

Gjyla Halili

Tv24/ Mickoski dhe “Grupi i Zjarrit” të koordinuar në sulmet kundër Grubit

admin