AKTUALE

Ahmeti: Liria dhe pavarësia e Kosovës mbajnë vulën e trimërisë së Luanit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim poashtu arkitekti i Frontit Europian Ali Ahmeti sot ka vizituar varrin e dëshmorit Luan Haradinaj. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan:

”26 vite pa Luanin, mall e krenari ma përshkon shpirtin kur kujtoj atdhedashurinë dhe guximin e tij djaloshar në betejat për lirinë e Kosovës.
Sot për të nderuar kujtimin mbi trimërinë e Luanit me bashkëveprimtarë vizitova Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan dhe me vëllain e tij, Ramushin që vëllazërisht na mirëpriti kujtuam heroizmin e Luanit dhe çastet jetike të veprimit tonë kombëtar nën amblemën e UÇK-së.
E njoha në lule të rinisë, të gatshëm të japë gjithçka nga vetja për të shpëtuar atdheun e tij nga kthetrat e robërisë.
Shpirti i Luanit ishte aty me ne, në çdo betejë të rradhës si kushtrim e amanet lirie, frymëzim veprimi e mosdorëzimi.
Liria dhe pavarësia e Kosovës mbajnë vulën e trimërisë së Luanit dhe të gjithë bijve e bijave që me gjakun e tyre ujitën rrënjët e përjetësisë sonë kombëtare.
Lavdi e përjetshme Luan Haradinajt dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”

Banner

Related posts

Mbrëmë Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi njëherit kandidat për deputet në njësinë zgjedhore nr.6, realizoi bashkëbisedim me banorët e Sllatinës dega Tearcë

Gjyla Halili

ASH: VLEN konfirmoi dorëzimin para Mickoskit dhe tradhëtinë ndaj Besa Kadriut

Gjyla Halili

Debat “Propozime për revizion të dispozitave ligjore për mbrojtjen e pluralizmit dhe diversitetit të shërbimeve mediatike audiovizuele”

Gjyla Halili