AKTUALE

Gjendja e rrugëve

Rruga rajonale Zërnovc – Ponikvë më saktë në vendin e quajtur “Udhëkryqi Bellska”, edhe sot është pjesërisht e bllokuar për shkak të protestës së qytetarëve. Komunikacioni zhvillohet në një korsi drejt Ponikvës dhe fshatit Beli, bëri të ditur LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Banner

Related posts

Bujar Osmani: Njëjtë si Zvicra, edhe Mali i Zi do t’i pranojë pasaportat me emrin e vjetër të shtetit

Gjyla Halili

Taravarit nuk i bëhet vonë për ata që duan të rrinë me VLEN-in

Gjyla Halili

REISUL ULEMA PRITI KRYETARIN E UNIONIT TË BI NË GJERMANI Z . MENSUR HALILIN

admin