AKTUALE

Kovaçevski: Bëmë gabime me BDI-në dhe zgjidhjet kadrovike – qytetarët na dënuan!

Banner

Analiza preliminare e shtabit zgjedhor të socialdemokratëve ka treguar se pakënaqësitë e qytetarëve që janë reflektuar në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kanë të bëjnë me disa zgjidhje kadrovike, sjellja e një pjese të partnerëve të koalicionit, para së gjithash BDI-së, inflacioni dhe mosbesimi në sistemin gjyqësor.

Këto, sipas liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, kanë qenë arsyet, që kanë dënuar partinë më 24 prill.

“Duhet të mësohet nga gabimet e së kaluarës dhe të mos përsëriten. Ky dënim na u dha më 24 prill, por jo edhe idesë për Maqedoni Evropiane. Nuk do të pranoj kritika nga VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski, nxënësit të Nikola Gruevskit. Sabotimi i sërishëm I së ardhmes së vendit, nga Mickoski dhe kandidatja presidenciale Siljanovska, do të thotë se VMRO-ja nuk ka ndryshuar” – tha Dimitar Kovaçevski, LSDM.

Gjatë periudhës së kaluar, sipas Kovaçevskit, ka patur retorikë të rrezikshme, që mund të nxisin tensione ndëretnike. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të parandalojnë këto tentative, duke e quajtur të papërgjegjshme sjelljen e VMRO-së dhe BDI-së.

“Dua t`u dërgoj mesazh Mickoskit, Ahmetit dhe Siljanovskës. Ndalni përplasjet, brohoritjet dhe kërcënimet që nuk i sjellin të mira vendit. Kemi detyrë morale ndaj jush dhe brezave të ardhshëm që “përplasemi” me ide dhe projekte e jo me kërcënime dhe frikësime” – tha Dimitar Kovaçevski, LSDM.

LSDM-ja është parti e fuqishme, sikurse në fitore ashtu edhe në disfata – tha Kovacevski duke u dërguar porosi oponentëve politik, por, sic tha, edhe atyre në mesin tonë, se nuk do të heqin dorë nga synimet për ta barë Maqdoninë vend evropian.

Banner

Related posts

Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli mori pjesë në Konferencën Shkencore me temë “Roli i shkollës shqipe në ruajtjen e identitetit dhe emancipimit kombëtar”

Gjyla Halili

Mickoski: Qeverinë e ardhshme do ta kryesojë VMRO-DPMNE-ja ndërsa BDI do të shkojë në opozitë

Gjyla Halili

Qytetarët e Maqedonisë edhe sot mund të marrin dokumentet personale

Gjyla Halili