AKTUALE

BDI: Izeti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Banner

Mexhiti dhe opozita shqiptare, në një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, të njëjtit kanë marrë rolin e “mashës” së Mickoskit kundër gjithçkaje që është shqiptare.

Hiç më larg se sot, humbësi i zgjedhjeve të 24 prillit, Izeti dhe partnerët e tij, marrin guximin dhe kërcënojnë shqiptarët dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, duke tentuar të ndjellin frikë dhe pasiguri në prag të 8 majit, njëjtë sikurse po vepron Siljanovska dhe Mickoski.

BDI dhe Fronti Europian shpreh shqetësimin për fjalorin e pistë të Izetit dhe opozitës shqiptare, ndërsa fton qytetarët të mos bien pre e agjendave të errëta dhe destabilizuese me qendër në Beograd dhe Moskë.

I bëjmë me dije Izetit dhe tellallëve të tij se Maqedonia e Veriut është tashmë anëtare e plotë e NATO-s dhe shumë shpejtë anëtare edhe e Bashkimit Evropian.

Rruga e trasuar dhe institucionet demokratike nuk mund të rrënohen me kërcënime policore, ndërsa këtë më së miri do ta kuptoni më 8 maj, kur Fronti Europian do të arrijë +20 deputetë.

Me këtë rast, u bëjmë thirrje qytetarëve që më 8 maj, në mënyrë masovike ta rrethojmë numrin 4 dhe ta pengojmë rikthimin e shtetit policor dhe njëkohësisht ta vulosim fitoren e thellë historike të BDI-së dhe Frontit Europian.

Banner

Related posts

Votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm në dhjetë komunat në Juglindje ka filluar pa probleme

Gjyla Halili

Taravari dhe Kasami shpërndajnë iftare për studentë

Gjyla Halili

141 gjoba në Shkup, 51 për tejkalim të shpejtësisë

admin