AKTUALE

Bazar i fundvitit në Çair hapi dyert në sheshin “Skenderbe”

Bazar i Fundvitit në Çair hapi dyert sonte në Sheshin Skënderbe, duke shënuar fillimin e një atmosfere festive me interesim të lartë nga qytetarët. Pavarësisht motit të ftohtë, sheshi u gjallërua me vizitorë të shumtë që shijuan dritat dekorative, stendat festive dhe programin muzikor.

Mbrëmja u shoqërua me performancë muzikore nga DJ Edmir, duke krijuar një ambient të këndshëm për të gjitha moshat. Bazar i Fundvitit do të vazhdojë edhe tri netë të tjera. Nesër, nga ora 18:00, do të organizohet program i posaçëm për fëmijë me maskota dhe aktivitete festive, ndërsa nga ora 19:00 deri në 21:00, atmosfera do të vazhdojë sërish me DJ Edmir.

Banner

Related posts

Në Kuvend seancë për pyetje të deputetëve

Gjyla Halili

Kështu do të jetë moti gjatë ditës në Maqedoni

Gjyla Halili

Taravari: BDI frikën e ndjen tani kur u bashkua Tetova dhe Gostivari, por edhe Çairi

Gjyla Halili