AKTUALE

Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut do të debatojë për situatën në Maqedoninë e Veriut

Grupi punues i Rishikimit periodik universal (RUP) i Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, so tnë takimin në Gjenevë, për të katërtën herë do t’i shqyrtojë të dhënat situatën e të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut.

“Maqedonia e Veriut është një nga 14 vendet që duhet të shqyrtohen nga grupi punues i RUP-it, gjatë seancës së ardhshme, e cila do të mbahet nga 29 prill deri më 10 maj. Shqyrtimi i parë, i dytë dhe i tretë i RUP-it për Maqedoninë e Veriut është mbajtur në maj 2009, janar 2014, përkatësisht janar 2019”, kumtoi zyra e OKB-së në Shkup.

Grupi punues i RUP-it përbëhet nga 47 vende anëtare të Këshillit për të drejtat e njeriut, secila nga 193 vendet anëtare të OKB-së mund të marrë pjesë në shqyrtimin e vendit.

“Dokumentet mbi të cilat bazohen rishikimet janë: 1) raporti kombëtar – informacionet e siguruara nga shteti në shqyrtim; 2) informacionet që janë në raportet e ekspertëve dhe grupeve të pavarura të të drejtave të njeriut të njohura si procedura speciale, organe të marrëveshjeve për të drejtat e njeriut dhe entitete të tjera të OKB-së; 3) informacionet e siguruara nga aktorë të tjerë, përfshirë institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut, organizatat rajonale dhe grupet e shoqërisë civile”, sqarohet në kumtesën.

RUP është një proces që përfshin një shqyrtim periodik të të dhënave për situatën e të drejtave të njeriut në të gjitha 193 vendet anëtare të OKB-së.

Që nga takimi i parë, i mbajtur në prill të vitit 2008, të gjitha  193 shtetet anëtare të OKB-së janë shqyrtuar  tre herë. Gjatë ciklit të katërt të RUP, shtetet pritet t’i shpjegojnë përsëri hapat që kanë ndërmarrë për zbatimin e rekomandimeve të marra gjatë shqyrtimeve të tyre të mëparshme, të cilat janë zotuar t’i ndjekin, si dhe t’i tregojnë zhvillimet e fundit në fushën e të drejtave të njeriut në vend.

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut, siç është paralajmëruar, do të udhëhiqet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Tre përfaqësuesit e vendeve që shërbejnë si raportues – “treshja” – për shqyrtimin e vendit janë Shqipëria, Benini dhe Finlanda.

Related posts

Siljanovska-Davkova: Do t’i shqyrtoj statuset e të gjithë ambasadorëve jashtë vendit

Gjyla Halili

Osmani e fton Siljanovskën në debat

Gjyla Halili

How the US tax code bypasses women entrepreneurs

admin