AKTUALE

LSDM – Dimitrievskit, nuk i pranojmë kërkesat tuaja

Banner

Kërkesat e Lëvizjes ZNAM, për dorëheqje të udhëheqësisë së LSDM-së, heqja dorë nga mandati parlamentar i bartësve të Listave dhe bashkëbartësit e Listave dhe mosbashkëpunimi me BDI-në aktuale, për LSDM-në janë të pa pranueshme. Përmes një komunikate dërguar mediave, LSDM i përgjigjet kryetarit Maksim Dimitrievskit duke i thënë se ata nuk pranojnë shantazhe nga askush sepse sipas tyre nuk ka tregti me të ardhmen e shtetit.

Qytetarët dhe votuesit e LSDM-së tashmë e njohin mashtrimin e bërë nga ZNAM dhe koalicionet joparimore. Për dallim nga subjektet si ZNAM, të cilat janë person-parti, LSDM është parti shtetërore me rrënjë të thella dhe të forta. Ne nuk pranojmë kushte nga askush, LSDM nuk do të bëjë marrëveshje politike me askënd. Kjo është një çështje e së ardhmes së shtetit dhe nuk ka tregti me të”.

Nga kjo parti shtojnë se ata janë të fokusuar në arritjen e rezultatit të më mirë të zgjedhjeve më 8 maj dhe bëjnë thirrje për mobilizim të të gjitha forcave demokratike dhe progresive për ta parandaluar kthimin e regjimit të VMRO-DPMNE-së.

Lideri i Lëvizjes ZNAM Maksim Dimitrievski një ditë më parë, referuar LSDM-së i shpalosi kushtet e tij, për bashkëpunim eventual për zgjedhjet.

Kurse VMRO-së i tha se pajtohet me përcaktimet e tyre programore se nuk pranojnë ndryshime kushtetuese nën diktate bullgare dhe nuk pranojnë bashkëpunim me BDI-në.

Banner

Related posts

Njeriu i popullit për Tetovën, Bajram Rexhepi pritet si vëlla në Reçicë të Madhe

Gjyla Halili

114 gjoba në Shkup, 37 për tejkalim të shpejtësisë

admin

Gjykata Administrative vendosi në favor të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik

Gjyla Halili