AKTUALE

Vullnet Ameti: “ Keqmenaxhimi lokal mund ta ketë shkatërruar qytetin, por kurrë nuk ka mundur që ta shkatërrojë Universitetin”

1 Maj – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

Tetova gjithmonë ka qenë vendi i njerëzve punëtorë, i lëvizjeve kombëtare dhe i dijes. Në Universitetin e Tetovës ndërthuren tri vlerat e sipërpërmendura.

Keqmenaxhimi lokal mund ta ketë shkatërruar qytetin, por kurrë nuk ka mundur që ta shkatërrojë Universitetin, edhe atë falë punëtorëve dhe mbrojtësve të kësaj hapësire magjepsëse.

1 Maj njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës dhe si e tillë, kjo ditë, lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat dhe liritë e tyre.

Duke i ndjekur datat e kalendarit, pikërisht në këtë ditë i përkujtoj sakrificat dhe djersën e derdhur të çdo punëtori. Veçanërisht atyre, me të cilët e kemi ngritur e ringritur bashkërisht Universitetin e Tetovës. Secilit prej tyre ia shpreh mirënjohjen e pafund.

Në festën e 1 Majit e nderoj punën e palodhur të njerëzve të PUNËS, të cilët e kuptojnë rëndësinë e saj dhe idenë se pa lëvizje nuk ka energji dhe pa punë nuk ka sukses.

Fotografitë e përshkruajnë më së miri kronikën e plotë të çdo pëllëmbe toke në Universitetin tonë. Nëpërmjet tyre e kupton se gjërat duhet të MBILLEN që të KORREN; drunjtë duhet të mbillen që t’ua shijojmë freskinë dhe frytet; lapidaret dhe shtatoret duhet të ngriten për t’i rikujtuar veprimtarët dhe dëshmorët, sepse, siç e thotë edhe Rabindranath Tagore, “ kush mbjell pemë, duke e ditur se nuk do të ulet kurrë nën hijen e tyre, të paktën ka filluar të kuptojë kuptimin e jetës ”.

Shumë punë, përkushtim, djersë, pasion dhe dëshirë e madhe për ta parë këtë tempull si një copë PARAJSE në tokë, sepse gjërat nuk vijnë kurrë , por vetëm si rezultat i lëvizjes, i energjisë dhe i punës sepse tek e fundit siç e thotë edhe Da Vinçi se: “ Lumturinë e gjen ai që punon ”.

Jam tejet i përmbushur që studentët janë dëshmitarë aktivë për secilin hap tonin dhe, më shumë se gjithçka tjetër, nuk më përmbush duartrokitja, por ideja e përçimit të mesazhit sublim tek ata, sepse ata janë shkruesit e historisë dhe hartuesit e së ardhmes.

Mirënjohje të thellë për të gjithë bashkëpunëtorët e paepur të Universitetit të Tetovës, të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja për ta transformuar dhe për ta lartësuar këtë vatër të dijes në një kopsht PARAJSE dhe një vend ku shumë qytetarë të etur për gjelbërim e kalojnë një pjesë të konsiderueshme të ditës në kampusin tonë që t’i ikin kaosit urban, ndërkaq bashkëbisedimet me ata janë pjesa e preferuar e agjendës ditore.

Po e përmbyll këtë shkrim kushtuar punëtorëve me thënien e Naim Frashërit: “ Punë, punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë ”

Related posts

Mexhiti: Lobi i kazinove ia ka marrë mendjen Ali Ahmetit

admin

Artan Grubi: Për Ali Ahmeti do të shkruan historia!

admin

Fraza që tregojnë vetëbesim të ulët

admin