AKTUALE

Mbrëmja Vallëzimi Babë e Bijë/ Dedivanaj: Rinia jonë shembullore rezultat i punës sonë shumvjeçare në favor të çështjes kombëtare dhe promovimit të vlerave shqiptare

Shoqata ” Jehona e Malësisë” në Miçigan ka organizuar për her të parë mbrëmjen Vallëzimi Babë e Bijë.Në këtë mbrëmje kan marë pjesë një numër i madh i bashkëatdhetarëve në Amerikë të cilët kanë vallëzuar me vajzat e tyre.

Fjalim rasti në këtë festë të mrekullueshme ma mbajtur kryetari i Shoqatës ” Jehona e Malësisë”, Agron Dedivanaj i cili ka falenderuar të pranishmit për prezencën e tyre në këtë festë speciale të organizuar ndonjëherë nga diaspora shqiptare në SHBA.

“Më bëhet zemra mal kur shoh se jemi mbledhur kaq shumë, në një numër të konsideruar, dhe vetë shkëlqimi I syve tuaj dëshmon se keni ardhur këtu me shumë kënaqësi, si si dhe me qëllimet më të mira dhe më të ndershme”- ka theksuar Dedivanaj.

Ja fjalimi plotë:

Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe zotërinj,

Është një nder dhe kënaqësi e veçant që kamë rastin t’ju përshëndes, si në emrin tim personal po ashtu edhe në emrin e shoqatës “Jehona e Malësisë”, si dhe t’ju uroj mirëseardhje në një nga ngjarjet më speciale të organizuara ndonjëherë nga diaspora shqiptare në SHBA.

Më bëhet zemra mal kur shoh se jemi mbledhur kaq shumë, në një numër të konsideruar, dhe vetë shkëlqimi I syve tuaj dëshmon se keni ardhur këtu me shumë kënaqësi, si si dhe me qëllimet më të mira dhe më të ndershme.

Përpos aspektit argëtues, edukativ dhe atdhetar, kjo mbrëmje do të jetë e veçantë edhe për karakterin e saj humanitar dhe bamirës, ku të gjitha mjetet financiare dhe materiale që do të mblidhen sonte do të dhurohen për një kauzë të shenjtë, për trajtimin, ndihmën dhe mbështetjen e një fëmije autik në vendlindjen tonë, Malësinë.

Diaspora ka qënë gjithmonë aty kur atdheut I duhej diçka, sidomos kur bëhet fjalë për më të vegjlit tanë, ndaj kamë bindjen e thellë se komuniteti ynë, sonte dhe çdo ditë, do të jetë në shërbim të të gjitha nevojave të vëllezërve dhe motrave tona.

Le të jetë kjo mbramje një garancion që çdo fëmijë në Malësi të ketë një të ardhme të sigurt dhe të bukur dhe veçanarisht që fëmija autik I lartëpërmendur për të cilin u mblodhem sonte të ketë kushtet më të mira, më moderne dhe më të përshtatshme për të jetuar, mësuar, luajtur dhe buzëqeshur me bashkëmoshatarët, shokët dhe familjen.


Këto ditë pranvere janë simbolike sepse përfaqësojnë momente diplomimi dhe suksesi akademik të fëmijëve tanë dhe të gjithë jemi të kënaqur kur shohim se si rinia jonë arrin suksese të mëdha dhe diplomohet me meritat më të larta, ku kjo përfaqëson kulmin e krenarisë për familjen dhe komunitetin.

Rinia jonë shëmbullore, e arsimuar, e kulturuar, e shëndoshë dhe atdhetare, që po arrin rezultate dhe suksese të mëdha në çdo fushë, është rezultati më I mirë I punës sonë shumëvjeçare në favor të çeshtjes kombëtare shqiptare dhe në favor të promovimit të virtyteve dhe vlerave më të mira shqiptare.

Ngjarja që përfaqëson plotësisht vlerat dhe traditën tonë është pikërisht kjo mbrëmje e vallëzimit mes baballarëve dhe vajzave, pikërishtë Daddy/Daughter /Dance, ku në një atmosfer patriotike, pozitive dhe të këndshme do të prezantojmë shtyllën e familjeve tona shqiptare në Amerikë, që është dashuria, respekti I ndërsjellë dhe uniteti.

Ndonëse ky lloj eventi është faktikisht I paprecedend në komunitetin tonë, shoqata “Jehona e Malësisë”, si herë të panumërta deri më tani, e kuptoi nevojën dhe motivin e organizimit të një eventi të tillë dhe mund të them menjëherë me një bindje se ia dolëm me sukses në misionin tonë, sepse duke ju parë të gjithë ju të mbledhur këtu, në një atmosferë të këndshme, pozitive dhe patriotike, e kuptojmë menjëherë se me çdo bashkim të tillë jemi një hapë më afër bashkimit përfundimtarë, pra bashkimit kombëtarë.





Të dashur vëllezër dhe motra, të nderuar anëtarë të vlefshëm të komunitetit tonë, të dashur prindër, të dashur baballarë, faleminderit që do e ndriçoni këtë mbrëmje duke vallëzuar me vajzat tuaja, të cilat janë pasuria dhe krenaria jonë më e madhe, sepse siç thotë populli ynë-Kush ka vajza, botën ka!

Ju garantoj se këto lloj eventesh që promovojnë rininë tonë shëmbullore do të jenë edhe më të shpeshta dhe me kapacitete edhe më të mëdha, sepse komuniteti ynë po zhvillohet çdo ditë e më shumë dhe shtylla e avancimit dhe përparimit tonë janë pikërisht fëmijët dhe të rinjtë tanë.

Të nderuar të pranishëm, faleminderit që me angazhimin dhe mbështetjen tuaj për aktivitetet e shoqatës “Jehona e Malësisë” po bëheni model se si duhet vepruar në drejtim të bashkimit dhe si punohet në drejtim të lulëzimit të shoqërisë dhe kombit tonë.

Faleminderit që me praninë tuaj sonte konfirmuat të gjitha vlerat më të mira tradicionale, kulturore dhe patriotike shqiptare, si dhe motivin humanitar për të ndihmuar një fëmijë nga vendlindja jonë.

With such educational, positive, patriotic events and with a pure humanitarian purpose, we will continue to promote the best values and traditions of the Albanian nation and our community.
By helping others, we help ourselves, our community and our people, and in this case we will help the autistic child from our homeland, and we are sure that with your presence we will increase the support to the highest level.

We want to thank Toni Gojçaj and his wife Kristina for  such an excellent and great idea also we thank all wifes of the members of  “Jehona e Malësisë” for making and putting this event together.
A special thanks to all of our sponsors who made this event even more prosperous, beautiful and decorated!

Ne si shoqatë dhe si komunitet do t’ju jemi gjithmonë mirënjohës.

Kalofshi një mbrëmje të këndshme, rrnoftë Malësia dhe kombi shqiptarë!


Me respekt,
Agron Dedivanaj
Kryetar i shoqates “Jehona e
Malësisë”

Related posts

ZYRTARE/ Shqipëria i shkarkoi Santosin, Polonia prezanton trajnerin e ri

admin

Bujar Osmani: Ali Ahmeti nuk kujdeset për titujt e gazetave, por për fatin e shqiptarëve

admin

Ankohet kryeministri Xhaferi: Arsovska nuk po e kositë barin, oborri i qeverisë është bë si xhungël

Gjyla Halili