AKTUALE

Quçukov: BE jep sinjale se Maqedonia mund të ndahet nga pakoja me Shqipërinë

Banner

Qeveria e re në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të përballet me një realitet të vështirë me Bashkimin Evropian. Kështu deklaroi diplomati bullgar dhe ish-zëvendës shefi i diplomacisë bullgare, Lubomir Quçukov.

“Nga njëra anë, ata do të jenë nën presion nga premtimet e tyre për të rinegociuar kuadrin e negociatave me BE-në dhe nga ana tjetër nga pamundësia praktike që kjo të ndodhë”, shpjegoi ai në një deklaratë për mediat bullgare, duke shtuar se e vetmja gjë që është e paracaktuar është se “negociatat reale për anëtarësimin e Maqedonisë në BE nuk do të fillojnë derisa të plotësohet parakushti për ndryshimin e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve si pjesë e popullit në të”.

Sipas Quçukov politikanët nga VMRO-DPMNE ndoshta do të duhet “të kthehen dhe të bindin votuesit e tyre se kjo është në interes të shtetit”.
“Së pari do të duhet bërë që VMRO-DPMNE të formojë një qeveri, për të cilën do të marrë mbështetje edhe nga partia shqiptare… Dhe së dyti, që të mos i bllokojnë marrëdhëniet me Brukselin, sepse kur vjen puna për fillimin e procesit negociator, problemet nuk janë më mes Sofjes dhe Shkupit, por Shkupit dhe Brukselit”, është i vendosur diplomati.

Ai theksoi se BE-ja tashmë po jep sinjale se është e prirur ta ndajë Shqipërinë nga pakoja e përbashkët me Maqedoninë në procesin e negociatave dhe rrugën drejt integrimit evropian.

“Ndarja e dy vendeve, megjithatë, krijon rrezik të tensionit rajonal dhe destabilizimit të brendshëm politik në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe përmes prizmit të një konfrontimi të ri etnik”, vlerëson Quçukov./Telegrafi/

Related posts

Bdi: Margjinalizimi i shqiptarëve rrezikon stabilitetin, funksionalitetin dhe rrugën europiane të shtetit

Gjyla Halili

Ahmeti për TV21: Nuk kam kontakt me Grubin, komenti im bazohet në atë çfarë kanë deklaruar zyrtarë të Qeverisë

Gjyla Halili

Faton Ahmeti së bashku me Arjanit Hoxha në iftar të përbashkët me KV ”Vicë”

Gjyla Halili