AKTUALE

ASH: VLEN në një vijë me VMRO-në, fyejnë shqiptarët e zonës 3 dhe i shpallin “frekuentues”

Përveç që i vardisen, partitë dhe eksponentët opozitarë kanë filluar edhe ti ngjasojnë VMRO-së dhe të përdorin fjalorin e njejtë kundër shqiptarëve, reaguan nga Aleanca e Selës

Kandidatja për deputet, Saranda Imeri Stafai nga Vleni, fyen votuesit shqiptarë në zonën zgjodhore 3. Ajo thotë që nuk jetojnë shqiptarë, në zonën 3 ku realisht jetojnë 8628 shqiptarë dhe thotë që ato vota shkojnë te partia më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE. Banorët shqiptarë të zonës 3, kandidatja e VLEN i quan vetëm frekuentues të atij rajoni dhe jo banorë rezident. Këto deklarata të VLEN janë në një vijë me VMRO-DPMNE, të cilët ditëve të fundit bëjnë thirje të hapur për mobilizim kundër shqiptarëve në zonën e 3 zgjedhore, si dhe kundër komuniteteve të tjera që jetojnë aty.

Ju bëjmë thirje partive opozitare shqiptare që të ndërpresin këtë servilizëm të tyre ndaj Mickoskit dhe VMRO-së, në dëm të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në vend.

Banner

Related posts

Berisha: U bashkuam me BDI-në për të mos lejuar Serbinë e dytë në Ballkan

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovës mirëpriti afaristin Xhevat Demiri

Gjyla Halili

Nëse pajtohet pronari i fabrikës së plastikës në Drenas – Lladrovci: Më kanë telefonuar nga Viva Fresh Store, për të punësuar të gjithë punëtorët e fabrikës së djegur

Gjyla Halili