AKTUALE

Pendarovski: Mickoski ndanë resorët pa fituar zgjedhjet – Davkova bën thirrje për unitet!

Banner

Në rrethin e dytë nisim nga zeroja – tha gjatë tubimit në Komunën Mavrovë – Rostushë, kandidati presidencial, Stevo Pendarovski.

Ai , në rrethin e dytë zgjedhor pret votat e pesë kundërkandidatëve të tjerë që në rrethin e parë fituan 330.00 vota.

Pendarovski adresoi kritika ndaj liderit të opozitës maqedonase.

Nga deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE-së shohim se ai po lut partitë tjera, me të cilët gjoja ka bërë marrëveshje për qeverinë, që ata t`i transferojnë vota kundërkandidates sime. Nuk kam parë nënçmim më të madh për votuesit. Nëse ndash resoret dhe pushtetin para se ta fitosh, ti je një manipulues politik. Për këtë duhet të vendosin qytetarët” – tha Stevo Pendarovski, LSDM dhe Koalicioni.



Pendarovski: Mickoski ndanë resorët pa fituar zgjedhjet – Davkova bën thirrje për unitet!
Publikuar 15:36 29 Prill, 2024

Në rrethin e dytë nisim nga zeroja – tha gjatë tubimit në Komunën Mavrovë – Rostushë, kandidati presidencial, Stevo Pendarovski.



Ai, në rrethin e dytë zgjedhor pret votat e pesë kundërkandidatëve të tjerë që në rrethin e parë fituan 330.00 vota.

Pendarovski adresoi kritika ndaj liderit të opozitës maqedonase.


“Nga deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE-së shohim se ai po lut partitë tjera, me të cilët gjoja ka bërë marrëveshje për qeverinë, që ata t`i transferojnë vota kundërkandidates sime. Nuk kam parë nënçmim më të madh për votuesit. Nëse ndash resoret dhe pushtetin para se ta fitosh, ti je një manipulues politik. Për këtë duhet të vendosin qytetarët” – tha Stevo Pendarovski, LSDM dhe Koalicioni.


“Mos lejoni që LSDM-ja dhe BDI-ja të vendosin ndasi të reja! Është koha për unitet” – ka theksuar gjatë tubimit në Demir Hisar, kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.

“Stimulojnë ndasi! Mos lejoni ndasi sipas përcaktimeve etnike, fetare, sociale, ideologjike. Nuk është koha për ndasi po për unitet. Unë ju them se do të ketë unitet. Midis presidentes dhe qeverisë, por edhe unitet të pandashëm me popullin, me qytetarët” – tha Gordana Siljanovska Davkova, VMRO dhe Koalicioni.

Fushata e stërzgjatur për zgjedhjet e dyfishta, po hynë në fazën finale, kurse kandidatët presidencial vazhdimisht bëjnë thirrje për dalje masovike në zgjedhjet e 8 majit.

Banner

Related posts

Mickoski: 20% është bërë i papërshtatshëm, shumë shpejtë do ta përmirësojmë

Gjyla Halili

Siljanovska Davkova: Kriteret e Kopenhagës do të na bëjnë një shtet standard evropian, vetoja nuk është një instrument miqësor

Gjyla Halili

Kovaçevski: Pendarovski do të jetë president i të gjithë qytetarëve

Gjyla Halili